Teliti: Do qëndrojmë këtu çdo javë deri në arritjen e objektivit tonë!

Drejtuesi i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiraanës, Dorjan Teliti tha në protestën e sotëm se ata nuk do tërhiqen gjer në arritjen e objektivit.

“Kjo bashki mbyllet me zinxhirë se nuk kanë kurajo të përballen me shkeljen që kanë bërë.

Kjo është bashkia që ka hedhur në kosh të plehrave të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Ne nuk tërhiqemi, do të qëndrojmë këtu çdo javë gjer në arritjen e objektivit, vendosjen përpara drejtësisë të atyre që kanë kryer aferat korruptive.

Jemi betuar në Kushtetutë dhe flamur se mbrojtja e interesit të qytetarëve ëshët misioni ynë i vetëm.

Të ndalojmë abuzimin me të ardhmen e fëmijëve tonë.

Qëndresa është këtu, Tirana është këtu, Shqipëria do jetë këtu gjer në dorëheqjen e Erion Veliajt dhe shefit të tij, kryeministrit Edi Rama.

Ata të dy bashkë janë bashkëfajtorë për këtë Tiranë dhe Shqipëri të mjerë”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …