Këlliçi: SPAK ka dy rrugë, ose Veliaj në burg, ose të rrëzohet reforma në drejtësi!

Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve ku kërkohet dorëheqja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se, banda 5D, pasi vodhi zgjedhjet, arritën që të merrnin 100% të punëve publike të bashkisë.

“Sot është 14 maj një vit nga zgjedhjet më të turpshëm që janë mbajtur ndonjëherë në Europë dhe vjedhja më e turpshme që është parë ndonjëherë. Kandidatët që garuan me mbështetjen e qytetarëve të thjeshte dhe opozitës nuk kishin mundësinë të kishin asnjë media dhe asnjë mjet financiar, nuk kishin mundësi as të kishin emrin e partisë së tyre, por u futën në zgjedhje duke marrë 500 mijë vota.

Sot me 14 maj, situata në Tiranë pas vjedhjes që ndodhi vitin e kaluar është krejt ndryshe. Ajo që nisëm të denonconim si vjedhja më madhe ndonjëherë, sot u faktua, tre shokët më të afërt të Veliajt si Molla, Tusha, Qato, të cilët vetë Veliaj i futi në burg për të shpëtuar lëkurën e tij.

Këta janë drejtuesit e bandës 5D, pasi vodhën zgjedhjet për Veliajn, vodhën 45 tendera në bashkinë e Tiranë duke vendosur dhe një precedent të pa parë në Europë dhe botë ku i morën 100 % punët publike qytetit.

Zotohemi që ne do të qëndrojmë derisa drejtësia të bëjë drejtësi. Të nderuar prokurorë të SPAK, keni vetëm dy rrugë, ose Veliaj të shkojë në burg për vjedhjet që i ka bërë buxhetit të Tiranës, vjedhja me inceneratorët, vjedhjet me dherat,vjedhjet me bandën 5D, ose do të bjerë reforma në drejtësi”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …