3 PPP-të e reja të qeverisjes socialiste

Alba KEPI

Prej 2013 qeverisja socialiste ideojë, perfeksionojë e strukturojë sistemin ekonomik të 3P, e me paratë publike shndërroi në sipërmarrës, në pronarë plazhesh turistike, në menaxhues pasurish kombëtare, në pasanikë e milionerë, shumë drejtorë, funksionarë, deputetë, ministra e familjarë të tyre.

Më 2024 e një vit nga zgjedhjet politike të 2025, qeverisja socialiste ka vënë në akt një plan të ri e më diabolik se vjedhja kombëtare e 3P.

Janë Populizmi, Propaganda, Përndjekja;
3 PPP e reja.

Deri dje i mjaftoi t’u mbushte xhepat e të mbante me ushqim idealistët, fanatikëvt socialistë, militantët, politikanët, sipërmarrësit, profesionistët, influencuesit e mendimit intelektual e botës elitare shqiptare.

3 P e para joshën e manipuluan votat e shqiptarëve për interesat personale e përfituese të të përzgjedhurve në Partneritetin Publik Privat.
Sot këto 3 P nuk u janë të mjaftueshme.

Sistemi socialist është ftohtësisht i trembur pas skandaleve që kanë mbushur dosje prokurorish shumica të përcjella nga Antimafia Italiane e nga shërbimet investigative Europiane, mbi emra drejtorësh, ministrash, funksionarësh, deputetësh në lidhje me banda e krimin e organizuar, mbi pasuri e prona prestanomesh të lavatricizuara në Shqipëri e botë, mbi biseda Skyecc e platafaorma të kriptuara ku lagje Tirane, territore shqiptare, pasuri kombëtare monopolizohen sic kanë bërë me cdo sektorë ekonomie.

Sot janë të trembur nga soji i tyre e nga revolta e të fortë ve dhe burgjeve.

Qeverisja socialiste ka vënë në akt 3 PPP e reja ideologjike;
Propaganda, Populizmi, Përndjekja,

Pëërndjekja është qartësisht e lexueshme sa fjala e fundit para trupit gjykues së Byrosë Komuniste në Shqipërinë Socialiste.
Në vend të shpalljes “armik i popullit”, lexohet “armik i votës”, me akuzën “dorëhiqu para se të të fusim në burg e të lëjmë pa ushqim gjithë jetën”.

Shembulli më i qartë “dorëheqja” e drejtorit të teatrit të Fierit që tha me zë e figurë se mbreti është lakuriq.

Pas konsumit të ideologjisë propagandistike sot u duhet Propaganda ideologjike, që flet për qytete të gjelbërta me pemët e mbjella mes kullave të qelbit, për plehra të vëzhguara me raketa në kozmos ndërsa “digjen” në inceneratorë të paekzistueshëm që vjedhin cdo ditë shqiptarë, për ushqime bio ndërsa në nëntokë groposin plehra, për bregdet turistik kur në det derdhin fekale, për shkollat e reja me banjo pa ujë, klasa pa ngrohje, e banka pa nxënës se prindërit e tyre vendosën të emigrojnë diku.
Ikin nga ky konsum komunizmi modern e nga kjo jetesë dittature primitive.

E populizmi?
U shërben të ekzaltojnë frustime, ndjenja kolektive e popullore sic ndodhi me emigrantët e Greqisë.

3PPP e reja u nevojiten për të mbrojtur Partneritetin Publik Privat e Partiak, si dhe të gjitha P bashkë për të manipuluar dhe një herë tjetër votën e shqiptarëve. Mosbindja civile e revolucioni qytetar është e vetmja rrugë për të cliruar Shqipërinë nga shteti i PPP!

About Redaksia

Check Also

Programi ekonomik i PD të diskutohet në Grupin Parlamentar, në Kryesinë e Sekretariatet dhe të miratohet në Këshillin Kombëtar

!Bujar LESKAJ Të gjithë departamentet e Partisë Demokratike të drejtuar nga Prof. Dr. Sali Berisha, …