Një shkrimtar, autor i atentatit ndaj Kryeministrit sllovak

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.

Autoritetet sllovake kanë konfirmuar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit Robet Fico ishte një atentat.

“Një zëdhënës i ministrisë së brendshme sllovake konfirmon se një atentat është kryer ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico”, raporton BBC.

Ndërkohë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Në faqen e Robert Ficos në Facebook thuhet se “se kryeministri sllovak u qëllua disa herë dhe aktualisht është në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe se ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica”

 

About Krye Redaktor

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …