Balluku merret në pyetje në SPAK për aferën qindramilionë euro

Të tjera detaje janë zbardhur nga thirrja në SPAK e numrit dy të qeverisë, Belind Balluku. Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, Balluku është marrë në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Balluku është thirrur nga Prokurori Dritan Prenci dhe po merret në pyetje për inceneratorin e Tiranës, si person në dijeni. Mësohet se Balluku është autoritet kontraktor në këtë ështje.

Sipas gazetares Lala, Balluku do të pytet si janë lëvruar fondet për këtë incenerator, ku janë lëshuar rreth 15 urdhër arreste, mes tyre edhe ish ministri Lefter Koka apo ish deputeti Alqi Bllako.

Ka patur edhe masa të tjera sa i takon zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, sic është Taulant Tusha.
KALLEZIMI PER RRUGEN KORCE-ERSEKE

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për rrugën Korçë-Ersekë, e cila është bërë temë diskutimi, si pasojë e një shembjeje masive në një pjesë të saj, duke e bërë të pakalueshme. Ky hetim, nga sa mësohet, nis pas një kallëzimi të tre viteve më parë nga inxhinieri Romeo Nazarko, i cili ka kallëzuar ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherë zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e kësaj rruge.

Inxhinieri Nazarko deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës.

Romeo Nazarko u shpreh se aksi Korçë-Ersekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …