Pas dy orësh në korridor, Balla pranon të të dëshmojë për TIMS

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qëndruar për rreth dy orë në orridor, duke refuzuar të futet në Komisionin hetimor të TIMS.

Pas debateve të shumta në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për të dhënat e TIMS-it, është vendosur që dëshmia e Taulant Ballës të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kryetari i komisionit Ervin Salianii ka argumentuar se Balla duhet të dëshmonte me dyer të hapura, por në fund është vendosur e kundërta.

Sakaq, me miratimin e kërkesës, ministri i Brendshëm Balla ka hyrë në mbledhjen e komisionit hetimor.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …