Të tjera detaje janë zbardhur nga thirrja në SPAK e numrit dy të qeverisë, Belind Balluku. Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, Balluku është marrë në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Balluku është thirrur nga Prokurori Dritan Prenci dhe po merret në pyetje për inceneratorin e Tiranës, si person në dijeni. Mësohet se Balluku është autoritet kontraktor në këtë ështje.
Sipas gazetares Lala, Balluku do të pytet si janë lëvruar fondet për këtë incenerator, ku janë lëshuar rreth 15 urdhër arreste, mes tyre edhe ish ministri Lefter Koka apo ish deputeti Alqi Bllako.
Inxhinieri Nazarko deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës.
Romeo Nazarko u shpreh se aksi Korçë-Ersekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë.