Berisha: Shpresa e vetme e Shqipërisë është kalimi në fazën e re të betejës çdo ditë, çdo natë!

Gjatë fjalës në tubim, kryetari i PD, i Sali Berisha theksoi se, shpresa e vetme e Shqipërisë është kalimi në fazën e re të betejës çdo ditë, çdo natë, gjer në fitoren përfundimtare.

“Të dashur miq!

Shpresa e vetme e Shqipërisë jeni ju.

Shpresa e vetme e Shqipërisë është guximi juaj.

Shpresa e vetme e Shqipërisë është beteja pa kthim.

Shpresa e vetme e Shqipërisë është mosbindja civile.

Shpresa e vetme e Shqipërisë është kalimi në fazën e re të betejës çdo ditë, çdo natë, gjer në fitoren përfundimtare të opozitës.

Të shqiptarëve.

Të kombit dhe të Shqipërisë.

Rrofshi ju.

Rroftë Shqipëria”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …