Berisha: Skrapi i partisë ka në dosje dy shkresa të Ballukut për Erion Veliajn, por vepron si mercenar

Në fjalën e përnatshme në tubimin qytetar, lideri i opozitës ka përmendur edhe dëshminë e Belinda Ballukut për inceneratorin e Tiranës. Berisha tha se, SPAK ka në dosje dy shkresa të Ballukut për Erion Veliajn, por po vepron si mercenar.

“A mundet të ecim më tutje me Edi Ramën, që ndërron për interesat e pasurimit të tij, mbyll portin shekullin të shqiptarëve, gjobit shqiptarët me 800 milionë euro për portin e ri. Për vetë ndërton Dubai City-n.

A mundet të durojmë ne më tutje këtë mynxyrë që ka pllakosur vendin?

Këtë shpurë hajdutësh?

Kurrën e kurrës!

Të dashur miq, sot Skrapi i partisë thirri Belinda Ballukun.

E thirri, ua them unë, shikoni taktikën e mercenarit. Arreston hajdutë të vegjël dhe u thotë qeveritarëve, i thotë Erion Veliajt, se po arrestoj hajdutët që të kanë vjedhur ty.

Po ka hajdut në botë si Erion Veliaj? Ai nuk e meriton të rrijë asnjë sekondë në bashki.

Ndaj dhe e marta duhet të jetë dita e fundit të tij.

E thirrën Belindën sot në një kohë kur kanë në dosje dy shkresa në të cilat i thotë Erion Veliajt se ke detyrë të mbikëqyrësh dhe të raportosh për çdo punim të bërë në djegësin e Tiranës.

Të mbikëqyrësh njësinë e mbikëqyrjes.

Të raportosh situacionet, shpenzimet dhe çdo gjë.

Po pse Erion Veliaj nuk e vuri një ditë të vetme në punë njësinë  e mbikëqyrjes?

Sepse paratë nuk duhet të mbikëqyreshin, por të vidheshin.

Sepse nuk duhej të bëhej punë, por duhej që paratë të vidheshin.

A ka hipokrizi më të madhe se kjo që bën Skrapi i partisë, afërmendshi i Edi Ramës?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …