Aktori i njohur: Nuk durohet më o njerëz, duhet të veprojmë!

Aktori i njohur Mehdi Malkaj i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm që në protestat e radhës duhet të mbushin xhepat me gurë dhe veprojnë, pasi nuk durohet më.

‘Secili sipas mënyrës së tij, por duhet të veprojmë! Por që të mbushim xhepat me gurë o njerëz duhet ti mbushim xhepat me gurë’, u shpreh aktori në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’ në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha.

“Nuk durohet më o njerëz. Këta grabisin çdo gjë dhe të gjitha të ligat i kanë demokratët, po përse i kanë demokratët? Jo më fjalë njerëz, duhet të veprojmë. Secili sipas mënyrës së tij, por duhet të veprojmë. Mua po më dhatë një molotov në dorë vras veten sepse nuk e hedh dot. Por që të mbushim xhepat me gurë o njerëz duhet ti mbushim xhepat me gurë. Nuk kushton asnjëgjë dhe nuk të akuzojnë për prishje të bulevardit se i thua i mora te ana e lumit. Duhen gurë, do vemi me gurë? Ok! Rroftë guri”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …