Berisha: Si mund të pranojmë si kryeministër një antishqiptar, i cili i fut Kosovës thika pas shpine

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se që kur ka ardhur në pushtet, vetëm i ka futur thika pas shpine Kosovës. Berisha tha se, shqiptarët nuk mund të pranojnë për kryeministër një antishqiptar si Edi Rama.

“Qytetarë, mos harroni kurrë se prapa 130 milionë eurove të zhdukura për djegësin e Tiranës, prapa vjedhjes 100 përqind në tenderat e bashkisë, prapa vjedhjeve të 1.1 miliard eurove me çmimet të pesëfishta të ndërtimit të rrugëve në vit, me çmime të dhjetëfishta të ndërtimit të rrugëve në vit, me çmime të dhjetëfishta në ndërtimin e shkollave dhe të çdo pune publike, qëndron bllokimi i rritjes së rrogave tuaja.

Qëndron bllokimi i rritjes së pensioneve tuaja.

Qëndron ndërprerja e subvencioneve për fermerët.

Qëndrojnë tarifat e larta për studentët.

Qëndron shumëfishimi i taksave për profesionet e lira.

Qëndrojnë pra të gjitha të zezat që solli Rilindja për qytetarin shqiptar, më të cilat ai e rrokullisi nga qytetari më i mirëpaguar, në qytetarin më të keqpaguar të Ballkanit.

Miqtë e mi, duhet të ngrihemi në një betim solemn, tiranitë i kanë përmbysur vetëm ata që i kanë kënduar këngën ‘O sot o kurrë;.

Që kanë kënduar këngën ‘Bashkohuni me ne’.

Që kanë kënduar këngën ‘Një betejë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri’.

Nuk përmbysen tiranitë ndryshe.

Përkundrazi, ato çdo ditë fusin më thellë kthetrat e tyre të zeza në mishin e trupit të kombit tonë.

A mundet të ecet në këtë mënyrë?

Jo, kurrë.

A mundet Shqipëria të ketë në krye një hajdut që për karrigen e tij rekruton McGonigalin për ta përdorur kundër opozitës dhe McGonigalë të tjerë?

A mundet Shqipëria të qeveriset nga një armik i kombit, që kënaqet se shqiptarët ikin nga Shqipëria, vetëm e vetëm se nuk do e votojnë atë.

A mundet të pranojmë më tutje një antishqiptar, i cili që kur ka ardhur në pushtet, i fut Kosovës vetëm thika pas shpine.

Lobon për mosdhënien e vizave, lobon për çdo gjë të keqe për Kosovën?

A mund të pranohet kryeministër njeriu që për pangopësinë e tij, për pronat e mafies së tij në Himarë, shkatërron marrëdhëniet me një fqinj shekullor?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tenderi 18 mln euro/ Pse mbahet ende sekret kompania që restauroi godinën e ish-Hotel Dajtit?

Nga Ola XAMA Pa i hyrë në detaje konferencës bajate, ku dominonte klisheja “jemi shumë …