Kryebashkiaku i Ramës: Mbi 7 mijë veta ishin në Athinë nga Shqipëria

Shtohen dëshmitë me zë dhe figurë nga zyrtarë të Qeverisë Rama për dërgimin e mijërave “emigrantëve” nga Shqipëria në Greqi për të mbushur stadiumin e fushatës së Edi Ramës në Athinë.

Kësaj radhe, dëshmia jepet nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, i cili, i pyetur nga emisioni investigativ “Piranjat” shprehet me gojën plot se nga Shqipëria kanë ardhur rreth shtatëmijë vetë. Ndiqni videon.

Kujtojmë se dëshmitari i parë dhe viktima e parë e hakmarrjes së Kryeministrit, që e pohoi dërgimin e punonjësve të administratës shqiptare në Greqi ishte Klajdi Marku, drejtori i Teatrit Bylis të Fierit, që e detyruan më pas të jepte dorëheqjen.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …