Berisha: Beteja për çlirimin e bashkisë nga kryehajduti Erion Veliaj është betejë e shenjtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar bëri thirrje qytetarëve që të martën qytetarët të dalin dhe të protesojnë kundër Erion Veliajt. Berisha tha se, beteja për çlirimin e bashkisë nga kryehajduti Erion Veliaj është betejë e shenjtë.

“Miq, ja pra se çfarë është beteja jonë.

Beteja jonë është betejë për për çdo qytetar shqiptar.

Është betejë për jetesën e tij, për rrogën e tij, për pensionin e tij.

Është betejë kundër shpopullimit.

Beteja për shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë nga kryhajduti Erion Veliaj është betejë e shenjtë.

Ndaj dhe të martën, e gjithë Tirana te bashkia.

Dje, ministrja e Edi Ramës në derë të Skrapit deklaroi se aferat kanë bërë pis të madh dhe të vogël.

Në fakt ato afera mbi të gjitha dhe para se gjithash kanë bërë pis pisat e kombit, ata të cilët pasurohen në kurriz të shqiptarëve si Erion Veliaj.

Ata të cilët zhdukin 135 milionë euro për djegësin që nuk ekziston.

Ai i cili me kompaninë 5D zbaton modelin e vjedhjes 100 përqind në prokurimet publike.

Zbaton barbarinë duke rrënuar dhjetëra banesa e pallate pa asnjë cen nga tërmeti, vetëm e vetëm për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre,

Zbaton vjedhjen 100 përqind me kompani të llojit DC, të cilat grabisin miliona dollarë dhe nuk kanë asnjë punë të regjistruar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …