Berisha: Paralajmëroj Tualetin me 5 mbiemra, larg duart nga protestuesit!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar Taulant Ballën që të mos i prekë protestuesit. Berisha tha se, paralajmëroj Tualetin me 5 mbiemra, larg duart nga protestuesit se të garantoj shpejt do të vijë radha ty.

“Miq, këta hajdutë kudo që t’i shikoni, i pështyni në surrat. Në surrat t’i pështyni.

Së fundmi, paralajmëroj Tualetin me 5 mbiemra, larg duart nga protestuesit se të garantoj shpejt do të vijë radha ty.

Dhe nuk ka bandit në botë, në Shqipëri dhe as në botë, që të mbron.

Sepse je sot shtyllë kryesore e krimit.

E morët vesh apo jo zotërinj që kur erdhi Tualeti me 5 mbiemra në ministri, kokaina e tëra kalon lirshëm dhe një ngarkesë e vetme nuk kapet sepse janë në patronazhin e tij.

Ndaj dhe të pamposhtur në betejën tonë.

Me guxim, me zemërim të pakufishëm le të përmbushim ne misionin tonë, çlirimin e bashkisë, qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Rivendosjen e demokracisë, çeljen e dyerve të mbyllura të integrimit.

Mbrojtjen e interesit kombëtar.

Rrofshi ju, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …