“Vij t’i këpus veshët, e di ku të gjej”, Allegri denoncohet nga drejtori i TuttoSport

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ishte zjarr pas përfundit të finales së Kupës së Italisë, ku praktikisht u kap me të gjithë, nga arbritrat te drejtori i Juves, por me sa duket ka kërcënuar edhe drejtorin e TuttoSport. Pikërisht ky i fundit, Guido Vaciago, ka denoncuar Allegrin, duke zbuluar edhe disa nga fjalër që Allegri iu drejtua:

“Ti drejtor dreqi, thuaj të vërtetën. Po, ti drejtori m…, shkruaj të vërtetën. Unë e di ku ti rri, e di ku të pres. Të vijë aty dhe t’i këpus të dy veshët, të godas në turi, po shkruaj të vërtetën në atë gazetën tendë”, rrëfen drejtori i TuttoSport ato që, sipas tij, i ka thënë Allegri.

About Redaksia

Check Also

Trump merr çmimin e “Paqes”

Prej orës 18:00 ka nisur në “Kennedy Center” në Uashington, ceremonia e shortit për fazën …