Kaso: Nëse do kishte dakordësi nga PS, do të kishte mbaruar Reforma Zgjedhore

Eksperti i Zgjedhjeve dhe anëtari i Kryesisë së PD, Ivi Kaso i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se, reforma zgjedhore do të kishte mbaruar deri tani nëse do të kishte dakorsinë e Partisë Socialiste.

“Besoj se jemi brenda afateve për ta realizuar dhe konkretizuar Reformën Zgjedhore. Sa i përket nismës për të drejtën e votës së emigrantëve, besoj se ka një bazë ligjore të reformës së vitit 2020, për shkak të mazhorancës e cila nuk i ka bërë ende detyrat e shtëpisë dhe flas këtu për regjistrimin e dhënien e adresave të shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit, një burim ky që i rëndon mazhorancës nga një ligj që ajo vetë e ka bërë në vitin 2016 dhe jemi sot në 2024-ën ku askush nuk di asgjë të saktë dhe le të themi se kjo është premisa më e gabuar kur themi që të krijohet besimi dhe mbi të edhe sistemet të cilat do i mundësonin shtetasve shqiptarë të votonin edhe nga jashtë vendit.

Opozita e ka pasur një propozim të sajin jo vetëm për ta bërë të mundur por edhe se si do të krijohen sistemet dhe propozimi ynë ishte ai që u mbështet dje edhe nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në komision, shtetasit shqiptarë duhet të shprehin vullnetin e tyre për të votuar dhe më oas do jetë Gjendja Civile për t’i përfshirë ata në listën përfundimtare të zgjedhësve. Ka një vullnet politik për këtë. Ka një angazhim nga KQZ-ja, por të shikojmë jo vetëm sportin financiar që ka për detyrim mazhoranca, qeveria në rastin konkret, dhe vullnetin politik që kësaj radhe të mos u dalë fjale shqiptarëve jashtë vendit, që sipas të dhënave tona janë mbi 1.2 milionë shtetas me të drejta vote, siç ka bërë në këto 8 vite. Shpresoj që mazhoranca të mos e lidhë këtë propozim me agjendën e saj politike jashtë vendit”, u shpreh Kaso.

Sa i përket mundësisë për përsëritjen e një reforme të njëanshme, Kaso u shpreh se opozita ka në dorë vetëm faktin që të mos jetë refraktare.

“Nëse do të kishim pasur dakordësi me PS-në do të kishte mbaruar reforma zgjedhore deri tani që flasim. Ne u futëm në një proces edhe më të gjerë se vetë reforma zgjedhore, por në një proces që garanton votimin e ligjeve me 3/5-at që duhet të ketë dakordësi mes dy kraheve. Dhe nëse na kërkohet dakordësi nga mazhoranca atëherë baza e saj qëndron tek dakordësia e konkretizuar e marrëveshjes së famshme të 5 qershorit 2020, përpara se mazhoranca të mbivendoste agjendën e saj politike duke shkatërruar dhe ndryshuar rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Dhe nëse na kërkohet dakordësi atëherë duhet të zhbëhen ndryshimet e njëanshme dhe të kthehemi tek një sistem i cili ka funksionuar që nga viti 2003 dhe që ka garantuar rrotacione politike normale në të shkuarën. Ky është qëndrimi ynë politike.

Sa i përket propozimeve konkrete, nga ana jonë është kërkuar: Formulën tonë siç e kishim, ose formulën e dyfishtë që e kemi pasur gjithashtu në legjislacionet e mëparshme për një kohë të shkurtër. Pra kjo formulë siç e kemi sot me një listë unike, ose një formulë me listë të përbërë, duke adresuar dhe shqetësimin tjetër që kemi nga ana tjetër e shqiptarëve që është ai i listave të hapura. Dhe listat e hapura nuk janë vetëm ato të kandidatëve, por lista të hapura të partive që kandidojnë në një koalicion. Në formulën se si na është imponuatr sot koalicioni, partitë politike fshehin ofertën e tyre brenda siglës së madhe të koalicionit.

Askush le të themi nuk dallonte dot kandidatin e Partisë Demokratike nga kandidati i Partisë Republikane, apo të një partie tjetër aleate. Pra, partitë të përfaqësohen në Kuvend me peshën e tyre politike, dhe jo të pazareve të errëta dhe të kulisave.

Më pas është që të adresojmë çështjen e herësit, apo çështjen e barazisë së votës që gjithashtu i kemi bërë prioritete tona, çështjen e listës së hapur edhe për kandidatët siç e kërkon Gjykata Kushtetuese. Dhe mbi të gjitha një paketë të fortë sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe dënime sa më të forta për shkelësit të ligjit, ku institucionet ligjzbatuese ende nuk kanë marrë masa as por denoncimet e faktuara nga opozita.

Dhe parandalimi i krimit zgjedhor duhet të kuptojmë se është vullnet i mirëfilltë i mazhorancave qeverisëse, ku në dy zgjedhjet e fundit janë shënuar rekordet më të frishme sa i përket krimit zgjedhor”, u shpreh Ivi Kaso.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …