Vota e diasporës/ Bylykbashi: Të bashkëpunohet me postë private, vota vjen direkt në KQZ

Bisedimet ditën e djeshme në tryezën e Grupi të Dialogut duket se rikthyen edhe një herë shpresën se vota e diasporës mund të jetë e realizueshme. Në mbledhjen e djeshme që zgjati rreth tre orë pati diskutime konkrete si nga ana e opozitës ashtu edhe nga mazhoranca.

Megjithatë palët duket se ende nuk bien dakord për shumë pika në mënyrë që të bëjnë të aksesueshme votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Në një intervistë për Klan News deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se po përpiqen që të arrijnë në konkluzione dhe në dakordësi konkrete. Për votën e diasporës ai u shpreh se ajo është e domosdoshme pasi rreth 2 mijë shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Gjykata Kushtetuese që ka marrë vendim për këtë çështje, flet për 1.2 milionë shtetas me të drejtë vote që janë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që unë mendoj se kjo shifër bazuar në të dhënat e Census-it që flet për rreth 1.4-1.5 milionë që kaq gjetur Cenusi, por le të themi që ja 200-300 mijë që nuk i ka regjistruar ose nuk i kanë gjetur ata, maksimumi shkojnë 1.7 ose 1.8 ku një pjesë nga 0-187 vjeç do të thotë që ne kemi rreth 2 milionë apo më shumë zgjedhës, jo shtetas jashtë Shqipërisë me të drejtë vote”, thotë gjatë fjalës së tij Bylykbashi.

Ai shtoi gjithashtu se KQZ ka premtuar se do të japë një zgjidhje dhe do të ofrojë një praktikë më të lehtë dhe të sigurt për votën e emigrantëve pa kaluar në instancat e tjetra shtetërore, por deputeti i PD tha gjithashtu se do ishte më dinjitoze që të bëhej një bashkëpunim me postat private ndërkombëtare duke marrë shembullin e Belgjikës, për të shmangur vjedhjet dhe abuzimet. Sipas tij shqiptarët nuk besojnë më te Posta Kombëtare Shqiptare.

Oerd Bylykbashi, deputet i PD: Nëse KQZ ashtu siç na premtoi javën që vjen na bën një demonstrim konkret ashtu siç e mendojnë ata se çfarë mund të bëhet, kjo na hap mundësinë ne që të diskutojmë për zgjidhje më konkrete për të thënë se çfarë duhet me ligj dhe se çfarë nuk duhet me ligj. Çfarë amendament duhet në Kodi Zgjedhor, çfarë duhet të bëjë vetë KQZ ose çfarë duhet të bëjë qeveria për pjesën e vet. Minimumi të japë para. Askush nuk ka besim te Posta Shqiptare e kontrolluar nga qeveria por sigurisht që ka vende që janë demokratike, për shembull Belgjika përdor një postë private ndërkombëtare nga këto të famshmet. Vota vjen direkt me postë në KQZ dhe nuk kalon në filtrat e shtetit, nga ana tjetër KQZ-ja ka një balancim, kërkon më tepër balancim por këtë ne mund ta arrijmë. Kurse ne nuk mund të përcaktojmë vullnetin e drejtorëve politik që vë shteti në administratën e vet postare.

Oerd Bylykbashi shtoi se vota e diasporës nuk duhet të zvarritet më tej pasi nenet për ta bërë të realizueshme atë nuk mungojnë dhe se filtrat e tepër sipas tij që kanë si qëllim të vështirësojnë votën e emigrantëve duhet të eliminohen.

“Sot në Kodin Zgjedhor ka nenet e mjaftueshme për të urdhëruar votën e diasporës që në vitin 2020. Çfarë ka ndodhur? Asgjë deri më sot, dhe kjo ishte çështja që ne kishim dje, pse dhe çfarë mund të bëhet. Bazuar në platformën tonë politike dhe teknike në aspektin tonë të veçantë që si PD dhe si opozitë kemi paraqitur publikisht në lidhje me votën e diasporës, me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë është që sistemi duhet thjeshtuar. Ky sistem që ka sot ligji duhet thjeshtuar në mënyrë të rëndësishme, ne sot kemi një sistem shumë të rëndë, shumë të vështirë me filtra të tepërt, qartazi për ta bërë, për të mos ta lehtësuar. Abuzojnë për ta vështirësuar regjistrimin e personave që jetojnë jashtë për të votuar. Filtri që ne duam të heqim është filtri i Ministrisë së Brendshme dhe e-Albania”, përfundon deputeti i PD.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …