17 maji i pabesisë, shitjes së PD dhe tradhëtisë ndaj Teatrit

Dy 17 maj në vite të ndryshme që përbëjnë vulën e pabesisë së Lulzim Bashës. Shitjen e PD dhe opozitarizmit si dhe tradhëtisë ndaj Teatriz. Çuditërisht natën që u shemb Teatri ishte rradha e Lulzim Bashës të qëndronte në mbrojtje gë tij. Çuditërisht, dy orë para se të shembej ai largohet nga sheshi i Tetatrit dhe largon të gjithë ata që ishin në mbrojtje të Teatrit duke i dhënë garanci se asgjë nuk do të ndodhte.

Në 18 shkurt të vitit 2017, pra në prag të zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike, e udhëhequr nga Lulzim Basha, filloi një protestë në Tiranë, e cila vijoi për rreth tre muaj në çadrën e vendosur në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, në kryeqytetin e Shqipërisë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

Lulzim Basha më 17 maj, pas pazarit me Edi Ramën, brenda pesë minutash pasi kaloi mesnata, dërgoi në KQZ një listë kandidatësh për deputetë, që askush nuk e dinte dhe Luli nuk kishte thirrur as kryesinë dhe as institucionet e tjera të partisë për të diskutuar këtë listë.

Detajet e asaj marrëveshjeje nuk u bënë kurrë publike. Por, ajo që ndodhi më pas është mjaft e qartë.

Lulzim Basha mori gjysmën e Qeverisë, hyri në zgjedhje me një listë skandaloze, dhe PD-ja pësoi një humbje katastrofike me rreth 230 mijë vota më pak se ditën që doli në opozitë, në 2013-ën.

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …