Berisha-Dumanit: Nuk ke turp që e thërret pas 4 vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë?

Pas thirrjes në SPAK të Engjëll Agaçit, ka reaguar kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK se, ka thirrur pas 4 vitesh, njeriun që mblodhi 17 firma brenda 24 orësh për inceneratorin e Tiranës.

“Miqtë e mi, në të katër anët e vendit bien sirenat e krimit, sirenat e hajnisë, sirenat e varfërisë dhe mjerimit të shqiptarëve.

Sot, njëri nga eksponentët më mafiozë, më të zi të pushtetit, Don Agaçio Dhuratmadhi, pas protestave tuaja të fuqishme, u thirr në Skrapin e partisë.

T’i drejtojmë një pyetje Altin Zamanit: po nuk ke turp mo që e thërret pas katër vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë?

Njeriun, mafiozin që si kurrë në historinë e këtij shteti, ka nxjerrë 9 vendime në 8 orë, për vendimin e djegësit.

I ka publikuar të nesërmen në Fletoren Zyrtare sikur të ishte emergjenca e të gjitha emergjencave.

Ky është një mafioz i zi, i cili ka firmën e tij mbi prokurimin e ndaluar me ligj, prokurimin me negociata të mbyllura.

Është mafiozi Agaçio që pasi me shkrim i thuhet nga drejtori i prokurimeve se prokurimet me negociata të mbyllura janë të ndaluara, janë jolegjitime, firmos për prokurimin me negociata të mbyllura pa asnjë rival, por vetëm me kompaninë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Zamani, ky produkt krimi, në vend që ta mbante aty, ta çonte te 313-a, i thotë se të thirra si person që ke dijeni, një krimineli i cili me porosi të bosit të tij mafioz, Edi Ramës, firmosi për t’i dhënë 8 pikë, një kompanie që nuk kishte pronar, nuk kishte menaxher, nuk kishte seli, që nuk ishte e regjistruar kund mbi dhe, por që mbi të gjitha mafiozin Agaçio e kishte njoftuar me shkrim një ministre.

Pra, kalojnë 4 vjet dhe vetëm pas katër vitesh, Dumani i krimit e thërret ‘na fal se të ftuam si person në hetim’. Një mafioz i bërë i famshëm tani në analet e mafies italiane”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi