Berisha: Vetëm zyrtari i Veliajt, Arben Maloku ka vjedhur 38 mln euro nga paratë e bashkisë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar u ka bërë thirrje qytetarëve, që të martën të mblidhen për të nxjerrë nga zyra Erion Veliajn. Berisha tha se, vetëm Arben Maloku, zyrtari i Erion Veliajt ka vjedhur 38 milionë euro nga paratë e bashkisë.

“Miqtë e mi, të gjitha këto tregojnë se beteja jonë është e vetmja shpresë për shqiptarët.

Se krimi shtetëror po shkatërron çdo ditë e më shumë qenien e këtij kombi.

Se këta kriminelë të shtetit, që paguhen miliona e miliona lekë rroga, këta janë armiqtë më të egër të qytetarëve.

Më të egër se armiqtë e shpellave, se armiqtë e bodrumeve.

Më të rrezikshëm se çdo mafie tjetër.

Erion Veliaj vazhdon dhe u bën karshillëk qytetarëve.

Hajduti i modelit të vjedhjes 100 përqind.

Vetëm një punonjës i tij tek 5D ka dalë 37 milionë të vjedhura.

Këto ditë doli Arben Maloku, zyrtari i tij, që vetëm ai kishte vjedhur 38 milionë euro nga paratë e Bashkisë së Tiranës.

Të gjitha këto miq na ftojnë për sakrifica.

Na ftojnë të marrim fatin në duart tona.

Na ftojnë me çdo çmim të çlirojmë Bashkinë e Tiranës.

Na ftojnë të gatshëm për çdo sakrificë, të shkojmë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja, fitores së opozitës.

Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta.

Edhe njëherë, ditën e martë, në ora 11.00, e gjithë Tirana te bashkia, të nxjerrim nga zverku Erion Velinë, të pastrojmë bashkinë.

Rrofshi ju, rrofshi Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …