Është banda “Rama”, por SPAK ka marrë detyrën “të mos digjet helli”…

Nga Gent STRAZIMIRI

Në vetëm dy çështje “SKY/ECC” dhe “Inceneratorët”, gjatë 5 orëve të para të ditës së sotme, duke raportuar hyrje-daljet, mediat (pavarësisht nga afiliacioni politik), praktikisht kanë zgjedhuar në të gjitha rasat emrin e RAMËS!

1. Emërore: ” …. Rama”

2. Gjinore: “…. i/e/të/së Ramës”

3. Dhanore: “…. Ramës”

4. Kallëzore: “…. Ramën”

5. Rrjedhore: “…. prej/Ramës”

Vetëm SPAK-ut ende nuk po i rezulton që individi me këtë emër duhet të thirret për t’u pyetur….

Jo si individi që i gjeti, i kërkoi, i rekrutoi, bashkëpunoi, i mbrojti dhe i mbron publikisht!

JO!

Por, minimalisht si person që ka dijeni për faktet..

Sepse ka patur dhe ka DETYRIMIN LIGJOR që të dijë se ç’po bën “ekipi”, “skuadra”… “the Team”…

Deri tani, punën e ka bërë policia belge e franceze, SPAK duhet vetëm “t’i verë kokën muhabetit”… por duket se atë vesh ia kanë zënë… njësoj si sytë!

Kaq!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …