Malaveci i përmbaruesve kishte akses në të dhënat e TIMS! Ia kishte dhënë Balla dhe Rrumbullaku kundrejt milionave

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar ka publikuar skandalin e radhës së qeverisë Rama. Berisha tha se, Malaveci i përmbaruesve ishte akses në të dhënat e TIMS! Ia kishte dhënë Balla dhe Rrumbullaku kundrejt milionave.

“Miqtë e mi, dje në Komisionin e Hetimit të TIMS-it ka ndodhur një moment që nuk e ka njohur ndonjëherë në 33 vite parlamenti shqiptar.

Dje, kur në komision u thirr krimineli, mafiozi Malaveci, shefi i përmbaruesve mizorë, që u vodhën shtëpi, katandi qytetarëve, trafikanti i damkosur i drogës, që paguan Ulsi Manjën për ta mbajtur në detyrë në kundërshtim me ligjin, i dënuar 4 vite në Holandë, i paraqitur në komision, Linda e parlamentit ndërpreu të gjitha sinjalet televizive të medieve, kur ky mafioz do të dëshmonte para komisionit.

A e dini ju sepse o miq? Sepse Malaveci i mafies ndërkombëtare, Malaveci i trafiqeve ndërkombëtare, kishte akses, kishte hyrje në shtëpinë e tij në të dhënat më sekrete të shtetit, ato të TIMS-it.

Ndërkohë, deputetëve u thuhej se nuk keni certifikatë sigurie, ndaj nuk flasin dot haptas.

Malavecit i ishin dhënë të gjitha të dhënat kundrejt drogës, kundrejt miliona eurove shpërblim nga Rrumbullaku dhe Taulant Balla në shtëpinë e tij.

Ky është shteti i krimit miq, dhe shpresa e vetme jeni ju.

Shpresa e vetme janë qytetarët në protestë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …