26 emrat e kriminelëve më të rrezikshëm të shpallur në kërkim dhe krimet e tyre

Më poshtë janë emrat e vetëm 26 personave, nga 50 në total, për të cilët është lëshuar masa e sigurisë deri tani nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO dhe krimet për të cilët ata akuzohen.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK.

Masa sigurie janë lëshuar për:

1-Leonard Duka arrestuar në Belgjikë pret ekstradimin për vrasjen e Santiago Malkos.

2-Erlis Duka në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos

3-Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës.

4-Arben Ndoka në kërkim ish-deputet ndodhet në Dubai prej më shumë se një viti më parë, i përmendur në dosjen “Metamorfoza”.

5-Xhevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës arrestuar më herët për pronat komunikuar masa në burg.

6- Samuel Ndoka, nipi i Arben Ndokës.

7- Armando Ndreca, vëllai i deputetit Eduard Ndreca.

8-Elvis Ndreca, djali xhaxhait të deputetit Eduard Ndreca,

9- Astrit Avdylaj në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje. I njohur në Dosjen 339.

10-Aldo Avdylaj, nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

11-Albert Zaja arrestuar në 2021 për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, komunikuar masa në burg.

12- Durim Bami në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën.

13-Naim Stafuka, vëllai i Enverit të zhdukur prej kohësh pa gjurmë. Burimet thonë se Durim Bami siguroi kushte për të vrarë Marklen Hakën dhe në këtë ngjarje u përfshi edhe Stafuka.

14-Marklen Haka personazh i njohur, disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale, rezultonte i lirë por ruhej nga kundërshtarët disa prej të cilëve më herët i kishte miq e bashkëpunëtorë

15-Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg.

16-Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit.

17-Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë pjesë e grupit të Durrësit, akuzuar për vrasjet e 2005 Vajdin Lames e Klodian Saliut, gjykohet në mungesë.

18-Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, iu komunikua masa në burg.

19- Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020, ku në fakt duhet të qëndronte përjetë me vendim të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha.

20- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”. Gjatë kontrolleve të banesave janë sekuestruar edhe armë të mdryshme e municione si dhe vlera të konsiderueshme parash.

21-Denis Meta kapet në Spanjë.

22-Arjan Tuku kapet në Itali.

23-Mir Bruli kushëri i Pëllumb Gjokës, biznesmen i njohur në Velipojë.

24- Henrigert Mitri, ish drejtues i Policisë Lezhë.

25-Klodian Shahini ish punonjës i Policië Kufitare.

26-Altin Morina ish-efektiv i RENA-s, arrestuar rreth dy vite më parë me 113 mijë euro në makinë.

About Krye Redaktor

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …