Berisha: Rama çoi administratën në Athinë për pronat e Olsit dhe klaneve të tij mafioze në bregdet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se e mbushi takimin e tij në Athinë, me administratë që të justifikojë pronat në bregdet të Olsit dhe klaneve të tij mafioze.

“Po miq, si mundet balozi i krimit, si mundet Taulant Balla i lidhur me disa trafikante, nga Bajrët tek Çelët, tek Dervishët, tek Avdylët, me radhë e me radhë, si mundet ky të dalë ministër rendi?

Miqtë e mi, krimi ju ka rrethuar në të gjitha anët ndaj dhe në këmbë, dhëmb për dhëmb, me zemërim, me guxim, t’i përmbysim, t’i nxjerrim nga zyrat, t’i flakim aty ku e meritojnë.

Zgjohuni qytetarë, zgjohuni shqiptarë se Edi Rama ka mision shfarosjen tuaj!

Ju e patë se si për pronat e Olta Xhaçkës dhe Olsi Ramës, për pronat e klaneve mafioze që kanë pushtuar bregun, çfarë bëri?

Çoi administratën në Athinë për të shfrytëzuar lirinë e një vendi të lirë me mesazhet e horrit që përdor nacionalizmin si strofullën e tij të fundit.

Po ku ke ti patriotizëm mor? Po ti je një armik i kombit.

Ti që shkon dhe flet, thua gjëra që nuk i ke thënë kurrë më parë, po tani që të ka ardhur veza te prapanica, nuk shpëton dot.

Po ty të njeh çdo shqiptar, se çfarë u përpoqe t’i bësh Kosovës, ta ndash, ta copëtosh Kosovën me Vuçiçin.

Ty të njeh çdo shqiptar se me Ballkanin e Hapur vendose hegjemoninë ekonomike serbe, se politike po e po mbi Shqipërinë.

Ty të njeh çdo shqiptar se ti vetëm shqiptar nuk je, po je armik i këtij kombi dhe meriton çdo ndëshkim.

Miqtë e mi koha na thërret, koha fton çdo qytetar, durim nuk ka më.

Ka vetëm betejë, ka vetëm zemërim, ka vetëm mosbindje civile.

Ka vetëm fitore, fitore!

Ditën e martë, e gjithë Tirana te bashkia për të nxjerrë për zverku armikun e qytetit, hajdutin 100 përqind të parave të shqiptarëve.

Monstrën e shpifur të njeriut që turpëron çdo njeri.

Të shpëtojmë bashkinë, të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …