Gazetarja: Arben Ndoka nisi një aksion për ekzekutimin vrasësve të vëllait të tij

“Ish-deputeti socialist Arben Ndoka, pas vrasjes së vëllait të tij, nisi një aksion për eliminimin e ekzekutorëve të vëllait dhe se është ndihmuar edhe nga efektivë të policiësë shteti”, tha gazetarja Klodiana Lala.

“I vetmi njeri politik i shpallur në kërkim është Arben Ndoka, ish-deputet i PS. Ai kishte nisur fushatë për ekzekutimin e të dyshuarve për vrasjen e vëllait të tij. Në këtë kuadër, dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga efektivë të lartë policie. Klodian Shahini rezulton pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Edison Reçi, që e informonte për hyrje-daljet e kundërshtarëve të tij.

Personazh tjetër është dhe tjetër person, që dyshohet se trafikonte drogë në drejtim të Malit të Zi. Pra kemi persona që drejtonin bandat dhe vrasës me pagesë, që vepronin për këta “drejtues” bandash. Operacioni po vazhdon dhe të tjera episode do të dalin në dritë”, tha Lala.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …