Noka: Operacioni i SPAK u dekonspirua, Berisha është simbol i antikorrupsionit!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, e ka quajtur operacionin e SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale si propagandistik, ku tha se aksioni u dekonspirua. I ftuar në News24, Noka tha se Sali Berisha është i burgosur politik.

Po ashtu ai nuk ngurroi që të sulmojë kreun e SPAK Altin Dumani, i cili sipas tij po godet personalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun.

“Flamur Noka: Sali Berisha është i burgosur politik, ndodhet me masë sigurie pa asnjë akuzë. Unë e quaj SKAP, sepse që ditën e parë e vërtetua që nuk është SPAK. Struktura e Posaçme ka amnistuar krimin elektoral. SPAK bën operacione për të rregulluar imazhin. Në Bashkinë e Tiranës është vjedhur 100 përqind. Në Shqipëri kanë ikur edhe investitorët e huaj, sepse këta iu kanë kërkuar para. Kreu i 5D është Erion Veliaj. Dini që për inceneratorët të jetë dënuar Veliaj. SKAP është ai që korrupsionin madhor nuk e kap, por nëse tre veta pijnë hashash në lagje quhet organizatë kriminale.

Sali Berisha që është simbol i antikorrupsionit dhe antikrimit është i burgosur politik. Dumani po sulmon personalisht Berishën, Mediun, Metën. Ka 11 vjet që qeveria vjedh dhe nuk heton. Operacioni i SPAK është shou propagandistik. Të gjitha bandat që u hetuan nga Forca e ligjit, merrnin pjesë në vjedhje votash. Ka 50 urdhër-arreste dhe asnjë i arrestuar përtej burgjeve. Ky operacion u dekonspirua, e dinte gjithë Lezha se do arrestohej Arben Ndoka, prandaj u arratis, është operacion i dekonspiruar. Nuk ka drejtësi këtu, por vetëm padrejtësi”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …