Bardhi: Shqipëria duhet të ndryshojë model qeverisës, të largojë Edi Ramën!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shkruan se pavarësisht kryeministri Edi Rama premtoi se s’do kishte taksa për ta, tatimi me 15% i profesioneve të lira ka bërë që mijëra biznese të mbyllin aktivitetin.

Bardhi në një postim në rrjetet sociale, shkuan se mbyllja e biznesit nga mijëra profesionistë të lirë është dramë e familjeve të tyre, por është edhe e dëmshme për shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

Më tej, kreu i Grupit Parlamentar të PD, thekson se zgjidhja është që Shqipëria duhet të ndryshojë modelin e qeverisjes, të largojë Edi Ramën!

Postimi i Bardhit

Shqipëria duhet ti japë fund modelit qeverisës të Edi Ramës, që diskriminon e shtyp më të pamundurin, dhe favorizon më të fortin. Qytetarët dhe bizneset kanë nevojë për një Qeveri që punon dhe kujdeset për ta, që ua lehtëson vështirësitë dhe i mbështet që të rrisin e zhvillojnë ekonominë e tyre.

Ashtu sikurse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi kohën e miratimit të ligjit të ri, hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë, që arrin deri në 23 %, ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin. Sipas QKB-së, 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, ndërkohë që mijëra kërkesa të reja janë ende nën përpunim.

Mbyllja e biznesit nga mijëra profesionistë të lirë është dramë e familjeve të tyre, por është edhe e dëmshme për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Është e pafalshme që për shkak të diskriminimit të Qeverisë së Edi Ramës, mijëra familje të humbasin të vetmen mundësi punësimi dhe të ardhurash për familjet e tyre.

Ndërkohë që Edi Rama premtoi për ta taksa zero, realiteti paraqitet krejt ndryshe. Taksat janë ulur vetëm për klientët e qeverisë, oligarkët e miqtë e Edi Ramës, që operojnë në një regjim të lehtësuar dhe favorizues, ndërkohë që bizneset më në nevojë, shtyhen të mbyllen apo të punojnë në kushtet e mbijetesës, si pasojë e rritjes së barrës fiskale.

Zgjidhja është: Shqipëria duhet të ndryshojë model qeverisës, të largojë Edi Ramën dhe modelin e tij të korruptuar që favorizon vetëm oligarkët dhe klientët e tij.

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi