Berisha: Edi Rama, ligj për privatizimin e pronave nga Olsi Rama me Gaz Demin dhe trafikantët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur javë të zezë javën që kaloi, pasi Edi Rama vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. Gjatë fjalës së tij në protestën qytetare që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresë’, Berisha theksoi se, ‘Edi Rama vendos për t’i dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit, truall që në total shkon në 4 miliardë euro’.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama se voton ligje që të privatizojë pronat pa kompensuar më parë pronarët që nuk e kanë marrë pronën e tyre. ‘Ky brigant voton ligjin që këto prona të privatizohen nga ai së pari vetë me Alabarin, nga Olsi Rama me Gaz Demin dhe trafikantë e drogmenë’, u shpreh kryetari i PD.

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar ligjin për surrogacinë që mazhoranca e Edi Ramës do ta votojë në parlament. ‘Ligji për surrogacinë i hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve. Kjo lidhet me mafian që nesër ti ketë klientë në klinikat e surrogacisë’, u shpreh Berisha.

FJALA E PLOTE

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të  përzemërta të dashur qëndrestare e qëndrestarë, burra dhe gra të pamposhtur.

Shpreh mirënjohjen e pakufishme për qëndresën tuaj, fjalët tuaja, dhe platformën e parlamentit të lirisë, me të cilat mbroni kauzën, mbroni të drejtën, të vërtetat e  mëdha të këtij kombi dhe këtij vendi.

Miqtë e mi!

Java që kaloi ishte një javë e zezë për lirinë e shqiptarëve.

Ishte një javë e zezë në themele të shoqërisë shqiptare, pronës.

Edi Rama, hajduti më i madh i kohërave që ka njohur kombi ynë, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. Vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendime të veta.

Të dashur miq!

Të vendosësh për t’i dhënë privatit pronën publike do të thotë, Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit. Truall që në total shkon në 4 miliardë euro.

Me ligjin famëzi që kaloi në parlament për kalimin e pronës publik te privati, Edi Rama i jep dhjetëra mijëra metër katrorë tokë, Olsi Ramës për të ndërtuar stadiumin e biznesit të tij.

Me ligjin famëzi me të cilin shkallmon themelet e pronës, të shoqërisë tonë, Edi Rama u jep oligarkëve, trafikantëve të drogës, trojet publike në mes të muzeut kombëtar të cilin e ka mbyllur për të ja shndërruar oborrin në kullë.

Me vendim që mori parlamenti javën që kaloi, Edi Rama truallin e Teatrit Kombëtar ja jep trafikantit të parë që i jep më shumë.

Ky është një agresion, një rrënim në themelet e një shoqërie.

Të dashur miq!

Prona publike që mund të ndryshojë destinacion jepet para së gjithash, mbi të gjitha, kompensim pronarëve që nuk kanë marrë pronën e tyre.

Të rrëmbesh, të plaçkisësh pronën publike që është pronë e qytetarëve, për të ja dhënë vetes, vëllait, trafikantëve, je një i pashpirtë, i pangopur, tejkalon çdo lloj limit.

Çdo metër tokë, çdo pronë publike që mund të tjetërsohet duhet ti kalojë vetëm pronarëve, pronarëve, pronarëve.

Ky është krim i shëmtuar miqtë e mi.

Mos harroni se janë me qindra e qindra ndërtesa mbi troje private dhe e kërkon ligji, morali, që çdo metër katrorë tokë publike që mund të tjetërsohet të kalojë tek privati pronar, tek privati ish pronar.

Qeveria e PD-së, miqtë e mi është qeveria që bëri 230 mijë shqiptarë pronarë  të apartamenteve publike. I bëri pronar me çmime simbolike, i bëri pronar për tu shpërblyer atë mund, atë djersë të tmerrshme që kishin derdhur në një sistem barbar dhe kishin përfunduar më të varfrit e botës.

Qeveria ktheu apo kompensoi, 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katror tokë, pronarëve legjitim.

E drejta duhet të bëhet.

Dhe nga këto reforma përfituar 510 mijë shqiptarë. Por qeveria la të regjistruar dhe 75 mijë hektarë tokë për të kompensuar pronarët që akoma nuk ishin kompensuar.

Edi Rama fondin e kompensimit ua dha trafikantëve, drogmenëve, kriminelëve në miliona e miliona metër katror tokë.

Dhe tani, ky brigant voton ligjin që këto prona të privatizohen nga ai së pari vetë me Alabarin, nga Olsi Rama me Gaz Demin, etj., etj., soj e sorollop hajdutësh që po i pinë gjakun këtij kombi.

Nuk keni pasur, nuk patur kombi armik si ky.

Në misionin e tij, ky po i shkatërron kombit pronën dhe familjen. Ka shndërruar Shqipërinë në eksperimentin e degradimit të plotë të familjes, si në asnjë vend tjetër.

Miqtë e mi!

E filloi me prindin 1 dhe prindin 2 dhe e përfundoi me krimin e fermave të surrogacisë, ky kriminel monstruoz, akt të cilin parlamenti Europian e shpalli krim të shëmtuar.

Qytetarë dhe qytetare.

Unë i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj, dinjitetit tuaj, moralit tuaj, ngrihuni të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë të keqe, se për ju, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, mafia dhe vetëm mafia do të vendosë nëse nuk ngrihemi.

Të dashur miq!

Ju e dëgjuat debatin për ligjin e surrogacisë, e krimit më monstruoz familjar në shekujt dhe mijëvjeçarë.

Por ai ligj kishte edhe një kolonë e cila nuk u komentua sa duhet.

Cila ishte kolona; ishte neni që i hapte rrugën sterilizimit të adoleshentëve. A mund të ketë mendje më monstruoze se sa, të bësh ligj për të sterilizuar adoleshentët.

Miqtë e mi!

Po me se lidhej kjo? Kjo lidhej me mafian dhe vetëm mafian.

Po pse? Sepse nesër, këto vajza do të kërkonin të bëheshin nëna dhe tani rrugën e vetme do të kishin surrogacinë. A e kuptoni se se çfarë djajsh janë këta.

Për të rritur klientelën e klinikave të mafias, këta të pashpirtë, këta të pafytyrë nuk lanë ligj pa vendosur.

A është parlament ky, a është parlament ky?

A nuk është ky një institucion krimi përbindëshish. Cili ligj, cili vend në botë ka ligj për sterilizimin e adoleshentëve dhe pse, vetëm e vetëm që shushunjëza tjera, mafia tjetër të përfitojë, ti ketë nesër pacientë dhe klientë, për ti rrjepur ata.

Gjithçka vendos mafia, gjithçka është në duart tuaja, gjithçka varet nga guximi juaj.

Ndaj dhe të martën, Erion Veliaj, jashtë nga bashkia.

Qytetarë dhe qytetare, është koha të mendojmë, është koha të vendosim çdo ditë që kalon është në favor të kriminelëve, është në favor të mafias, është në favor të kriminelëve.

Mos harroni, sheshet na presin, beteja na pret, të gjithë në këmbë për ti përzënë këta gangsterë që po i shkatërrojnë shqiptarëve, familjen, pronën, dinjitetin, po i përzënë, po shpopullojnë vendin, po i përzënë nga vendi i tyre.

Ndaj dhe të martën në ora 11 të gjithë te bashkia.

Fitore, fitore, fitore.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …