Dumani sekuestron me urdhër politik pasuritë e Jamarbër Malltezit, por nuk i prek pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se me urdhër politik ka sekuestruar pasuritë e Jamarbër Malltezit, por nuk i prek pasuritë e drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt.

“Miqtë e mi, drejtorët e Erion Veliajt vodhën 38 milionë euro dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të vjedhjes së tyre.

A e dini o miq se hoteli i tyre me 5 yje në Durrës, lartësohet çdo ditë e më shumë?

A e dini ju o qytetarë se Brisa e tyre në Dhërmi pret çdo ditë, e ndërtuar me paratë e vjedhura, pret çdo ditë turistë.

A e dini ju se hoteli tjetër pret dhe është plot?

Sepse Altin Dumani paguhet që të mos i konfiskojë, që të mos sekuestrojë pasurinë e vendosur mbi vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Miqtë e mi, kjo fundërrinë njerëzore bashkë me Krajën kanë sekuestruar çdo gjë të Jamarbër Malltezit, të gjitha pronat që ka trashëguar ose vendosur edhe para vitit 2000.

Të gjitha pa përjashtim, me urdhër politik, sepse ka marrë në përputhje me ligjin 410 metra tokë të gjyshërve të tij.

A nuk është Dumani dhe Kraja superkriminelë, banditë që zbatojnë urdhra, lakej që lëpijnë çizme dhe këpucët e të tjerëve për t’u pasuruar?

Nga kush mund të pritet drejtësia, më thoni?

Ja urdhëroni ku i keni. Kanë vjedhur paratë 100 përqind të prokurimeve publike.

Pasuritë e tyre nuk preken nga Dumani, nuk preken nga Kraja.

Pasuria e tjetrit, armik i Edi Ramës, sekuestrohet, edhe ajo që vendoset vite para se ai të merrte 400 metër katrorë tokë të gjyshërve të tij.

Çfarë domethënie ka kjo?

Kjo do të thotë se ky grusht kriminelësh në pushtet nuk ka moral, nuk ka ligj, nuk ka dinjitet.

Ndaj tyre, zemërimi i pakufishëm, mosbindja civile është përgjigja e vetme e çdo shqiptari të ndershëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …