Dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkon të mbyllin krimin monstruoz elektoral dhe lidhjet politike të Ramës me krimin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Altin Dumanin dhe Arben Krajën, se po kërkojnë që të mbyllin krimin elektoral dhe lidhjet politike të Edi Ramës me krimin. Deklaratat e kreut të PD-së, i referoheshin përgjimeve të fundit të bëra publike pas lëshimit të 50 urdhër arresteve nga SPAK.

“Qytetarë dhe qytetare, çdo orë, çdo ditë që kalon është humbje për ne.

Ndaj dhe ne të ngrihemi përballë këtyre armiqve që vjedhin pasuritë publike, që vjedhin buxhetin e shtetit dhe që mbrohen në mënyrën më të tmerrshme nga banda Dumani-Kraja.

Këta kriminelë që i ka pasur drejtësia shqiptare vetëm në kohërat më të zeza të diktaturës.

Miqtë e mi, çdo qytetar duhet t’i shtrojë vetes pyetjen: çfarë duhet të bëjnë këta më keq, më zi për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Sot dhe dje, ju lexuat për operacionin e 50 kallp-mandateve.

Por, çfarë tregon? Tregon se deputeti Ndoka bënte plane për të vrarë deputetin tjetër, deputeti Rraja bënte plane mafioze për të vrarë mafiozin Ndoka.

Që të dy miq me kokë të kryehajdutit, të kryekryeminelit të Shqipërisë, Edi Rama.

Miqtë e mi, me 50 mandate arresti, nga të cilat asnjë boss, asnjë lejtnant i bosëve, as u ndalua, as nuk u arrestua.

U arrestuan gjithsej 5 magazinierë, furnitorë dhe të tjerë.

Me këto mandate, Altin Dumani kërkon të mbyllë lidhjet politike të Edi Ramës me krimin.

Lidhjet e tmerrshme të Taulant Ballës, këtij banditi, i cili përfaqëson klanet më të rrezikshme të krimit në Shqipëri.

Lidhjet e Pjerin Ndreut dhe bandës tjetër me radhë.

Me këto mandate kallp, Altin Dumani, dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkojnë të mbyllin krimin monstruoz elektoral të këtyre kriminelëve.

Mandatet që rrëmbyen në emër të Edi Ramës.

Pra, e shikoni vetë se me çfarë horrash kemi të bëjmë në këtë shtet.

Ky është shteti i mafies, shteti i hajnave, shteti i horrave që po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …