Kryeprokurori i Hagës kërkon urdhër-arrest për Netanyahun

Ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mund të ketë së shpejti një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Kreu i Prokurorisë Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë, Karim Khan dorëzoi pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkesën për arrestimin e Netanjahut sëbashku me kreun e Hamasit për Rripin e Gazës, Jahja Sinuar, ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant dhe liderin politik të Hamasit Ismail Hanije që jeton në arrati në Katar.

Në kërkesë shkruhet se ka baza të arsyeshme për të besouar se ata kanë kryer krime lufte në konfliktin e nisur më 7 Tetor pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit që pasoi me mësymjen e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Tashmë vendosin gjykatësit e Hagës, nëse do e pranojnë kërkesën. Edhe nëse lëshohet urdhër-arresti, gjasat janë shumë të pakta që Netanjahu të merret i pandehur.

Izraeli nuk e njeh fuqinë e kësaj gjykate në territorin e vetë. Megjithatë, CNN komenton se kjo është hera e parë që një urdhër-arrest për krime lufte lëshohet ndaj një aleati Shteteve të Bashkuara, i cili bie në të njejtin rang me Vladimir Putinin e Rusisë, ndaj të cilit ka një urdhër-arrest për krime lufte në Ukrainë.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …