Kulla: Koha do të vërtetojë se furtuna diplomatike ndaj Berishës është e padrejtë

Studiuesi dhe analisti Ndriçim Kulla i cili ishte pjesë e protestës kundër arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh se kjo që po ndodh ndaj liderit të PD është një pAdrejtësi që koha do ta vërtetojë.

Kulla u shpreh se enturazhi politik i Blinken dhe Sorosit do të rrëzohen pasi nuk bazohen në të vërteta por vetëm për interesat e ngushta të tyre që përfaqësohen në Shqipëri nga Rama

“Ajo që më bën përshtypje është se po shikoj një apati të jashtëzakonshme. Këtu kjo rrugë duhet të glonte nga njerëzit pasi nuk është fjala për Berishën pasi e ka vendon në histori.

Kjo fortunë diplomatike që është vërsulur ndaj DP e frymëzuar nga armiku i njerëzimit siç thotë dhe Musk për Xhorxh Sorosi. Blinken së bashku me enturazhin politik të tij në lidhje me Berishën koha do ti japë të drejtë liderit të opozitës.

Shtypi na ka bërë bllokadë në të gjitha drejtimet pasi janë paratë e inceneratorëve që nuk i lejojnë të na pasqyrojnë, janë miliona euro të vjedhur që shkojnë në xhepat e tyre”, tha Kulla.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …