Prokurorët bastisin zyrat e Veliajt

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet rreth dosjes “5D”, në kuadër të të cilës u arrestuan 3 bashkëpunëtorët më të ngushtë të Erion Veliajt, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha, që akuzohen për korrupsion e shkelje të barazisë në tendera, mosdeklarim pasurie etj.

Së fundmi, BKH, me kërkesë të SPAK, ka ushtruar kontrolle në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimeve, ku janë sekuestruar disa dokumenta.

Tashmë që është faktuar se drejtorët vetë hartonin projekte, shpallnin hapje procedurash, përcaktonin fituesit dhe ishin përfituesit e kontratave, është duke u hetuar edhe mbi zbatimin e këtyre projekteve.

SPAK ka kërkuar nga Bashkia dhe drejtoritë përkatëse të dhënat mbi zbatimin e projekteve, shumat përkatëse, kush kanë qenë kostot në raport me zbatimin.

Të dhëna janë kërkuar edhe nga VAS Konstruksion, paraardhëse e “5D Konstruksion”.

Burime të besueshme thonë se janë duke u grumbulluar nga organi i akuzës të gjitha dosjet e prokurorimeve publike ku në disa prej tyre autoritet kontraktor është Bashkia se Tiranës.

 

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …