Rama i kërkon Bashës angazhim për takimin e tij me emigrantët në Londër, marrëveshja…

Dega e Partisë Demokratike në Britanin e Madhe, ka kërkuar reagimin e diasporës shqiptare, duke i kërkuar që të ngrihen kundër patronazhistëve dhe patericave të marrëveshjes së 17 majit.

Sipas PD-së në Britani, kryeministri Edi Rama ka ngarkuar Lulzim Bashën që t’i organizojë një takim me diasporën në Londër.

Dega e PD-së, në Britaninë e Madhe i është drejtuar Ramës dhe Bashës, se këto lojra kanë për t’ju dështuar me turp dhe përgjigjen me spektakolare do ta merrni ditën e duhur.

Postimi i plotë

Rama ngarkon Bashën t’i organizojë takimin në Londër. Diaspora shqiptare ngrihet kundër

REAGONI

Pikërisht këto ditë, në përvjetorin e shtatë të marrëveshjes me blerje të Edi Ramës me Lulzim Bashën, diaspora shqiptare në Britaninë e Madhe po sheh provat e reja të atij pazari dhe pasojat që rishtazi kërkojnë përçarje. Edi Rama e ka ngarkuar Lulzim Bashën dhe patronazhistët e tij në Britani, jo vetëm të organizojnë takimin e tij me diasporën shqiptare, por edhe të garantojnë mbarë-vajtjen. Master-plani gjoja smart i dyshes Rama-Basha ka këto pika:

1. Patronazhistët e Lulzim Bashës në Britani, që janë pjesë e grupit të punës për organizimin e takimit të Edi Ramës, do kamuflohen si aktivistë të pavarur, që gjoja luftojnë për votën e diasporës.

2. Patronazhistët e Lulzimit do të organizojnë një gjoja protestë para ambasadës shqiptare në Londër, një ose dy javë para takimit të Edvinit me diasporën në Britani.

3. Qëllimi i kësaj proteste false është me përfitime të mëdha për Edin dhe Lulin sepse shkurajon tubimin që shqiptarët e Britanisë po i përgatisin për t’ia thënë në sy Edi Ramës, diktatorit shqiptar, se çfarë ka bërë ai për Shqipërinë dhe Diasporën shqiptare në Britani dhe kudo. Nga ana tjetër protesta siguron financime të majme për patronazhistët lulzimas dhe mediat që e mbështesin.

Dega e PD-së, në Britaninë e Madhe u bën me dije Lulit dhe Edit se këto lojra kanë për t’ju dështuar me turp dhe përgjigjen me spektakolare do ta merrni ditën e duhur. Shqiptarët e diasporës në Britani i bashkon flamuri kuq e zi i Gjergj Kastriotit dhe nuk mund t’i përçajë dot flamuri serb që Rama dhe zari i tij Basha duan të shpalosin në mërgatën tonë.

(Qëndrim i Degës së PD-Britani e Madhe, ndaj vizitës së Edi Ramës në Britani.)
Londër 18/05/2024.

Rama i kërkon ndihmë Bashës për të organizuar takim me

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …