Si u dekonspirua operacioni i arrestimeve 8 orë para se të fillonte

Sali BERISHA

“Partia Demokratike, si parti e shtetit ligjor, e luftës me zero tolerancë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbështet dhe do të mbështesë, çdo përpjekje për zbatimin e ligjit dhe vendosjen para ligjit të kriminelëve të çdo kategorie. Por PD konsideron se loja në luftën kundër krimit, organizimi i operacioneve kallp, është lojë jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën, pasurinë dhe të ardhmen e qytetarëve.

Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinierë, furnitorë, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet.

Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.

Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit.

Gjithashtu burime thonë se 9 orë para nisjes së operacionit në botën e malavitës, u shpërnda mesazhi se operacioni me 50 arrestime, po fillon. Me këtë operacion, Skrapi i partisë bëri gjithçka për të fshehur lidhet e tmerrshme të krimit, të këtyre familjeve, të këtyre bosëve, me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Saimir Tahirin, Taulant Ballën, ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, kriminelin Ergys Agasi, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu.

Të gjithë këta, lidhje të ngushta me këta 7 familje dhe oficerët e lartë të policisë të implikuar në vepra penale. Qesharake tingëllon sekuestrimi i 3 mln eurove te Doçi, në një kohë kur këtij eksponenti të krimit madhor, i ka besuar Edi Rama prej 1 viti e gjysmë, bashkë me Ergys Agasin, portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës, jo vetëm për Shqipërinë, por Ballkanin dhe Evropën.

Kujt i shërbeu operacioni, është shumë e drejtë të pyesni? Më thoni cili nga bosët u arrestua. Operacioni pra vetëm sa paralajmëroi bosët, ikni se figuroni në regjistrat e telefonave, SKY ECC dhe EnchroChat, në bisedat tuaja me Edi Ramën, Taulant Ballën, Erion Braçen, Ergys Agasin, Vangjush Dakon, Pjerin Ndreun, Saimir Tahirin, Bledar Çuçin, etj.

Pra në fakt, operacioni u interesoi përveç bosëve edhe qeveritarëve të lidhur me to. PD denoncon me forcën më të madhe, operacione kallpe si kjo dhe garanton bosët e krimit, se kudo që të ndodhen, të rikujtojnë pak para vitet e mëparshme.

Edhe në papafingot më të fshehta, ata do të gjenden dhe do të kthehen në Shqipëri për të dhënë përgjigje para ligjit, për vrasjet, trafiqet e tyre. Garanton padronët e tyre në politikë, nga Edi Rama e poshtë se do të ndajnë me ta fatin e tyre.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …