Skandali/ Bashkia në kundërshtim me ligjin organizon martesën homoseksuale, furtunë reagimesh

Martesa e dy personave të të njëjtës gjini ende nuk është e ligjshme, sot në vendin tonë, në tarrancën e Bashkisë së Tiranës, do të ndodhë lidhja e kurorës për 2 gra. Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të dyja të njohura për betejën e tyre ligjore që kanë ndërmarrë për të ndryshuar Kodin e Familjes, do të “kurorëzohen” nga dy pastorë të ardhur nga Britania e Madhe. Ceremonia do të mbahet sonte në tarracën e Bashkisë së Tiranës, por ende nuk ka një orar zyrtar.

Ceremonia tek tarraca e Bashkisë/ Martesa e parë "GAY"

“Sot, kemi dorëzuar kërkesën tonë për shpallje martese në Zyrën e Gjendjes Civile, bazuar në të drejtën tonë sipas legjislacionit shqiptar dhe sipas kërkesave mbi formën e lidhjes së martesës të përcaktuara nga Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë. Neni 53 i Kushtetutës sonë përcakton, se “Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje. Fakti se martesa jonë nuk njihet ende ligjërisht nuk na pengon të nisim këtë rrugëtim të rëndësishëm. Kërkesa jonë për shpallje martese simbolizon hallkën e parë të një beteje të gjatë dhe të vështirë, por mbi të gjitha të drejtë. Ne jemi të vendosura të ndjekim rrugën ligjore dhe të respektojmë procedurat dhe institucionet e vendit tonë, duke sfiduar përmbajtjen diskriminuese të Kodit të Familjes, për të kërkuar njohjen e të drejtës sonë për martesë, në mënyrë të barabartë me çdo çift tjetër në Shqipëri. Si një zgjedhje simbolike, në nisje të kësaj beteje ligjore kemi vendosur që ditën e dielë, datë 19 maj 2024, në tarracën e Bashkisë së Tiranës, një ambient publik i disponueshëm për përdorim nga taksapaguesit e qytetit për ngjarje të ndryshme, të lidhemi në martesë përpara Zotit dhe në prani të miqve tanë më të mirë. Kurorëzimi ynë do të realizohet nga dy pastorë nga Britania e Madhe, të cilët kanë pranuar të udhëtojnë posaçërisht për këtë rast. I bëjmë thirrje opinionit publik dhe medias që të respektojnë vendimin tonë dhe këtë moment të rëndësishëm për ne. Kjo martesë fetare nuk është një provokim, sikurse perceptohet nga një pjesë e shoqërisë, por një manifestim i vullnetit tonë, dashurisë dhe përkushtimit 15 vjeçar ndaj njëra tjetrës dhe dy vogëlusheve tona, të drejtës sonë për të qenë të lumtura dhe për të krijuar familje, pas një tjetër beteje të gjatë ende të papërfunduar për njohjen ligjore të dy vajzave tona. Në përfundim, theksojmë se qëllimi ynë mbetet lufta për barazi dhe të drejta të plota për të gjithë qytetarët, pa kurrfarë diskriminimi, duke përfshirë të drejtën për të krijuar një familje të ligjëruar dhe të njohur zyrtarisht”, thuhet në njoftimin e çiftit. ”

Ndërkohë, Kodi i Familjes e rezervon këtë të drejtë vetëm për çiftet heteroseksuale, ndaj edhe ngjarja që do të zhvillohet, ka ngjallur reagime të forta në publik. Shumë figura të njohura kanë reaguar “pro&kundër” ceremonisë që do të zhvillohet sot. Reagimet e para kundër kanë ardhur nga përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri. Pastori Akil Pano në rrjetin e tij social “Instagram” ka shkruar një letër të hapur për Bashkinë e Tiranës. Duke cituar një varg të Biblës, ai shkruan se asnjë pastor nuk mund të kryejë këtë ceremoni fetare, pasi Kisha pranon vetëm bashkimin e një gruaje dhe një burri.

Nga ana tjetër, edhe imami Ahmet Kalaja ka bërë një reagim publik, duke u kujdesur që reagimin e tij kundër ta mbështesë edhe në ligj. Sipas tij, është e detyrueshme që në institucionet vendore mos të kryhen akte jo ligjore, ndaj edhe merr një shembull për të mbështetur argumentin e tij.

“Pyetje nga salla ; Nëse ndonjë ambasadë e vendeve mike, do merrte ambiente publike si Tarrraca e Bashkisë në rastin tonë për të bërë diçka të joligjore sipas ligjit shqiptar si Al Kasas; ose Poligami; ose diçja tjetër, a do të jepej me qera si për rastin në fjalë?!”

“Distancim i Domosdoshëm! Si edhe , jo më ambientet publike, apo të administatës vendore për akte jashtligjshme! Një lajm i kobshëm, një këmbanë alarmi që bie për familjen tradicionale shqiptare. Zhvillimi i një ceremonie “martesore” homoseksuale në tarracën e bashkisë së Tiranës është një provokim për çdo shqiptar të ndershëm, për çdo besimtar dhe për çdo qytetar të këtij vendi që familjen e ka të shenjtë. Një ceremoni absurde dhe e pakuptimtë e përgatitur me qëllime të qarta dashakeqe, synon që të infektojë të gjithë shoqërinë e sidomos të rinjtë. Të krenohesh me të panatyrëshmen është anormalitetin e me jo-ligjoren që këkon që të imponohet me shfaqjet e tij agresive haptazi është të vesh duar në kokë. Zotërinj! Ndryshe nga ju ne krenohemi me familjet tona të shëndosha, me prindërit anë, me fëmijët tanë dhe me moralin tonë tëtrashëguar brez pas brezi. Pyetje nga salla ; Nëse ndonjë ambasadë e vendeve mike, do merrte ambiente publike si Tarrraca e Bashkisë në rastin tonë për të bërë diçka të joligjore sipas ligjit shqiptar si Al Kasas; ose Poligami; ose diçja tjetër, a do të jepej me qera si për rastin në fjalë?! Prandaj ky problem duhet rregulluar e korrigjuar e përmisuar; e barra gjithashtu bie mbi Këshilin Bashkiak që ka në të besimtarë praktikantë të feve të ndryshme. Të merret vendim që: Në institucionet vendore mos të kryhen akte jo ligjore! Zot bëje mirë! Zot Ti je i Drejti, Absoluti! Zot prishi planet e tyre; Fitoftë e Vërteta! Triumfoftë Jeta,Familja! Amin!,”-shkruan  imami.

Megjithatë nuk janë të vetmit pasi shumë figura të tjera publike kanë reaguar. Për shembull, aktivistja Elona Caslli ka risjellë përkufizimin e martesës, duke shpërndarë edhe mendimin e saj kundër: Martesa është bashkimi i një burri dhe një gruaje. Prindërit janë nëna dhe babai. Fjala nënë dhe fjala babë nuk mund të zëvendësohen nga numri 1 dhe 2. Martesa mes një burr dhe një gruaje është garancia e vazhdimësisë së shoqërisë njerëzore.

Ceremonia tek tarraca e Bashkisë/ Martesa e parë "GAY"

Nga ana e anëtarëve të Komunitetit, reagimet janë të pakëta. Deri më tani ka reaguar vetëm Xheni Karaj, e cila ka shpërndarë një foto me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili deri më tani është shprehur publikisht kundër ndryshime në ligjin e riprodhimit dhe komunitetit “LGBTIQ+” në përgjithësi.

“Meta kur i nënshtrohej diktaturës homoseksuale dhe e shijonte. P.S: me shumë turp e nxorra këtë foto nga arkiva,”-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale.

Ceremonia tek tarraca e Bashkisë/ Martesa e parë "GAY"

Ndërkohë që deri më tani, nuk ka asnjë reagim as nga Alba dhe as nga Edlira, por as nga Bashkia e Tiranës lidhur me ceremoninë që do të zhvillohet në tarracën e godinës, e cila zakonisht përdoret për ngjarje të tilla.

Ceremonia tek tarraca e Bashkisë/ Martesa e parë "GAY"

Megjithatë, ndonëse po bëhet një zhurmë e madhe për ngjarjen e sotme, kjo nuk është martesa e parë e një çifti me të njëjtin seks në Shqipëri. Më 30 maj 2015, përpara shtetit shqiptar, një çift britanik Michael e Donald njihen zyrtarisht si çift i martuar, duke shënuar në Shqipëri të parën martesë të një çifti homoseksualësh në Shqipëri. Por Michael e Donald ishin qytetarë britanikë dhe sipas ligjit të tyre dhe ceremonia iu lejohej për sa kohë akti i lidhjes së kurorës ndodhi në ambientet e përfaqësisë diplomatike britanike. Ceremonia u zhvillua në rezidencën e ambasadorit britanik, asokohe Nicholas Cannon, i cili drejtoi ceremoninë.

Por kush janë dy gratë që do të lidhin ‘kurorë’ sot?

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj janë dy nëna të dy vajzave të tyre. Por aktualisht janë në një betejë ligjore me shtetin shqiptar, pasi Gjykata nuk e njeh një të drejtë të tillë edhe pse ato bashkëjetojnë prej 8 vitesh tashmë. Aleanca LGBT në Shqipëri ka vite që kërkon ndryshime në Kodin e Familjes, që do të mundësonin martesat e çifteve me gjini të njëjtë dhe birësimin e fëmijëve. Ato kanë dy vajza, por mëmësia është vetëm e Edlirës, ndërsa atësia është e panjohur./ZËRI

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një deklarate për shtyp, denoncoi kontrabandën e naftës në …