Drejtori i policisë së Lezhës, një trafikant i poshtër, ishte ushtar i Erion Braçes!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka akuzuar Erion Braçen se kishte ushtar të tij, drejtorin e policisë së Lezhës, të shpallur në kërkim, Henrigert Mitri. Berisha tha se, drejtori i policisë së Lezhës, një trafikant i poshtër, ishte ushtar i Erion Braçes! Po edhe emrin e tij e keni frikë o të mjerë?’, iu drejtua Berisha gazetarëve e analistëve të studiove televizive.

“Miqtë e mi, frika gjer në palcë nuk është zgjidhja.

Drejtori i policisë së Lezhës, Mitri, një trafikant i poshtër që në vend të rendit, bënte trafikun, që hapi portin e Shëngjinit për kalime ngarkesa gjigante droge, po të gjithë e dimë se ishte ushtar i Erion Braçes.

Po edhe nga Braçja keni frikë o të mjerë?

Po si mo u thoni shqiptarëve se e ka ndihmuar një zëvendëskryeministër dhe nuk u thoni se e ka ndihmuar Erion Pluhuri, Erion Droga.

Miqtë e mi, kjo platformë është platforma e të vërtetave të mëdha.

Është platforma e mbrojtjes të të drejtave, të të vërtetave të mëdha kombëtare.

Po kush i administron bandat e Durrësit? Një njeri dhe vetëm një njeri dhe ai është Edi Rama. Ato vjedhin për Edi Ramën, bëjnë trafik për Olsi dhe Edi Ramën, rrahin njerëz nëpër lokale si të çmendur për Edi Ramën.

Gazetarë dhe gazetare, kombi është në lëngatë të madhe sepse janë këto familje mafioze dhe Edi Rama padrino i tyre, shqiptarët nuk gjejnë vend në Shqipëri.

Shqiptarët largohen nga ky vend më shumë se nga çdo pushtim tjetër në histori.

Ndaj dhe njëherë u ftoj të vazhdojmë këtë betejë, o sot o kurrë gjer në fitore të plotë.

Gjer në përmbysjen, pastrimin e bashkisë nga Erion Veliaj.

Krijimin e qeverisë teknike.

Zgjedhje të lira.

Fitore të opozitës.

Do ta mbyll duke e falënderuar edhe njëherë me nderimin më të madh zëdhënësin e shpirtit të kombit shqiptar, Çun Lajçi.

Dhe të gjithë shqiptarët që ky zë i pamposhtur që buron nga thellësitë e shpirtit përfaqëson.

Faleminderit.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja paralajmëron kallëzim tjetër në SPAK ndaj Erion Veliajt dhe Arli Naskës

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për …