Berisha: Në asnjë studio nuk u lakua emri i padrinos së 7 familjeve mafioze, Edi Ramës

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se, velloja e zezë e censurës ka rënë nëpër studiot televizive, duke përjashtuar ndonjë në të rrallë. Berisha tha se, në asnjë studio nuk u lakua emri i padrinos së 7 familjeve mafioze, Edi Ramës.

“Miqtë e mi, mbrëmë ishte një natë pa hënë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mbrëmë në studiot televizive të vendit, pothuajse në të gjitha prej tyre, zëri i të vërtetës u fik atëherë kur duhej të ushtonte, kur duhej të buçiste më i fuqishëm se kurrë.

Mbrëmë një velo e rëndë e censurës, e autocensurës, më e rëndë se veloja e krimit, pushtoi studiot televizive dhe mbarë hapësirën e komunikimit në Shqipëri.

Të dashur miq, mbrëmë pothuajse të gjitha studiot kishin si kryetemë 51 mandatet e arrestit për 7 familjet supermafioze të përbërë nga vrasës serialë, përdhunues, pengmarrës, trafikantë, njerëz të moralit të më të zi njerëzor.

Por në këto 51 mandate, nuk u arrestuan jo bosët, por edhe asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve.

Sepse ishin larguar, ishin njoftuar të largoheshin para se të firmoseshin mandatet e arrestit.

Miqtë e mi, mbrëmë thashë se ishte një natë pa hënë sepse në studiot televizive të vendit u fol për kriminelin Arben Ndoka, soj sorollopin e tij, për Durim Bamin, për Rrajat dhe stër-rrajat, për Eduart Ndrecën, për famëziun Mitri dhe të tjerë.

Por mbrëmë nuk u shqiptua një herë të vetme, nuk u lakua një herë të vetme pothuajse në të gjitha studiot, me ndonjë përjashtim të rrallë, emri i padrinos së 7 familjeve, i padrinos së mafies shqiptare, i padrinos armik më i rrezikshëm i shqiptarëve në histori, Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …