Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në minierën e Martaneshit

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Armond Peshku, i cili humbi jetën pas një aksidenti në një minierë në Martanesh të Bulqizës.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme, ku Peshku me detyrë vagonist është aksidentuar gjatë orarit të punës në minierë. Fatkeqësisht nga plagët e marra 29-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa Bala është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë nga aksidenti mbeti i plagosur edhe shoku i tij po me detyrë vagonist, Hajdar Balla i cili është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Paraprakisht rapotohet se dy të rinjtë i ka zënë një masiv mineral teksa ishin duke punuar.

Burime paraprake për mediat bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është “Ylberi sh.p.k”.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …