Paloka: O të shpifur! Shqipëria është kthyer në “Tortugën” e krimit ndërkombëtar

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas njoftimit se Cameron do të vizitojë Shqipërinë. Paloka thekson se, Cameron do të ngrejë problemet që shqetësojnë Britaninë e Madhe lidhur me emigracionin e paligjshëm, korrupsionin por dhe eksportin e krimit nga Shqipëria.

“Qesharake e te neveritshem pa asnje limit…

Cameron vjen ne Shqiperi per te ngritur problemet qe shqetesojne sot Britanine lidhur me emigracionin e paligjshem, korrupsionin, po sidomos me exportin e krimit nga Shqiperia. Tanime eshte e qarte per kedo se krimi ka bazen e tij ne Shqiperine e qeverisur nga Rama nga ku shperndahet ne gjithe Evropen e mbare globin. Shqiperia e Rames eshte kthyer ne Tortugen e krimit nderkombetar!

Pikerisht per kete vjen ne Shqiperi Cameron dhe kete e kishte bere te qarte dhe per “Daily Mail” e mediat britanike pak dite me pare, kurse kllounet qe jane mesuar te blejne “mbeshtetje nderkombetare” duke shitur interesat e shqiptareve, mendojne se duke i vendosur portretin tek Universiteti, do i bejne qejfin mikut aq sa per te ndryshuar dhe qellimin e vizites.

Nderkohe propaganda, ka filluar me kohe ta shese viziten e Cameron si sukses te qeverise…

Te shpifur !”, shkruan Paloka teksa poston fotografinë me poshtë:

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …