Malkaj: Tani e kuptova pse policët kanë ardhur këtu, kanë ardhur të mbrojnë atë çiftin e lesbikeve!

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, në fjalën e tij në protestën përpara Bashkisë Tiranë, tha se policët aty janë për të mbrojtur çiftin e lezbikeve. Malaj theksoi se duhet që të reagohet sa nuk është vonë ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, të mbushur me skandale.

“Zonja dhe zotërinj, tani e kuptova përse kanë ardhur të gjithë këtë policë. Këta janë në mbrojtje të çiftit të lesbikeve.

Unë do diskutoj një gjë. Thuhet për në shqiptarët që ne jemi trima. Trima të mëdhenj thuhet. Atëherë unë them jo, ne nuk jemi trima sepse u ka vajtur mendja ndonjëherë se kufijtë shtetërore i kemi me veten tonë. Ne kufizohemi vetëm më shqiptarë. Po pse? Se na kanë marrë tokë. Dhe jemi bërë të vockël fare. Ku është trimëria këtu?

Se po të ishte trimëri, ky që quhet kryeministër nuk do të ishte në pushtet tani. Më thoni sa shqiptarë u çuan për atë turpin e madh që u bë këtu në këtë bashki, martesa e një çifti lesbikeje. Dhe turpi i madh njëra kishte një fëmijë në dorë. Një skandal. Ku janë? Kush u çua në protestë që të thotë more çfarë bëni, nuk jemi ne shqiptarët.

Ne e pranojmë të keqen me shumë dashuri ne jemi një popull i shtrirë barkas që kalon kryeministri me gjithë qeverinë e tij të qelbur edhe na shkel me këmbë, edhe nuk ndihemi. Jo, ka ardhur koha miq të dashur kudo që jeni të mbushim xhepat me gurë kur te vijmë këtu. Nuk mban mq! Jemi bërë qesharakë, nuk protestojmë. Njeriu grindet edhe me veten ndonjëherë por pse nuk grindet me këta që të shpërfytyrojnë”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …