Eksperti nga Britania jep shifrën e frikshme: 460 milionë euro vijnë cash nga Britania në Shqipëri

Andi Hoxhaj, pedagog në “University College London” duke komentuar vizitën e David Cameron, Sekretarit të Jashtëm britanik, në Shqipëri, tha se problemi i grupeve kriminale në Britaninë e Madhe është shumë serioz.

Hoxhaj u shpreh se janë 450 mln paund që vijnë cash në Shqipëri, por ne nuk dimë pjesën tjetër.

Në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24 të gazetarit Klevi Muka, Hoxhaj u shpreh se gjëja më ideale do të ishte që emigrantët të udhëtonin në mënyrë legale.

“Një nga investimet që ka bërë Britania e Madhe për të ulur fluksin e emigrantëve nga Shqipëria janë investimet në zonën veriore të Shqipërisë, janë dhënë 7 mln paund si mbështetje për zhvillimin e zonës. A mundet kjo të frenojë emigrimin e paligjshëm kjo mbetet për tu parë”, tha ai.

Hoxhaj u shpreh se përsa i takon çështjes së emigrantëve si Qeveria dhe opozita kanë të njëjtat qëndrime, dallimi i vetëm në Britaninë e Madhe, janë politikat që mund të ndiqen.

“Në Britaninë e Madhe nuk duan më emigrantë të paligjshëm dhe kjo është evidente në qëndrime si nga Qeveria ashtu edhe nga opozita”, theksoi Hoxhaj.

Ai shtoi se disa nga emigrantët kanë arritur të integrohen, ndërsa ata më të pakualifikuar nuk kanë mundur. “Ndoshta një lloj zgjidhje mund të jenë vizat sezonale”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se shqiptarët janë një komunitet relativisht i ri në Britaninë e Madhe, por kanë qenë të sukseshëm në disa nga inisiativat. “Nëse shikojmë marrëveshjet mes dy vendeve, janë shtuar çështjes që kanë fokus rininë, bashkëpunime në fusha të ndryshme, përfshi edhe arsimimin. kemi shqiptarë që janë zgjedhur në këshillin bashkiak në Londër dhe ky është një sukses, pasi janë votuar edhe nga britanikët”, theksoi Hoxhaj.

Sipas tij, në Britaninë e Madhe janë 140 mijë shqiptarë, duke përbërë komunitetin e 3-të më të madh të shqiptarëve në Botë

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …