CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

“Kolegët” e Erionit do hetojnë gruan dhe vëllanë e Veliajt për t’i amnistuar?

Nga Basir ÇOLLAKU

A është hetimi pasuror i Veliajt, njëlloj si ai i Ahmetaj?

A mund të jetë ky një shteg për të ikur nga statusi i pandehur për inceneratorin?!

Në hetim pasuror janë disa deputetë e ministra!!

Rezultati është gjithnjë statistikë..

Kujtoni:

-Tahirin

-Xhafën

-Ahmetajn…

Deri tani rezultatet anojnë nga amnistia!!!

Së paku në dy raste nis ky hetim, nëse nuk ka një kallëzim për ndonjë pasuri të fshehur.

Kur funksionarit publik me detyrim deklarimi, ILKPDI i konstaton mospërputhje të burimit të ligjshëm të parave me gjendjet e deklaruara, e bën kallëzim në prokurorinë përkatëse sipas kompetencës procedurale për subjektin.

Ose kur është i pandehur në një ngjarje që SPAK ka tagër, si korrupsion, grup apo organizatë kriminale. Kjo sjell hetim pasuror, ku përfshin personat e lidhur, familjarët..

Mes euforisë dhe skepticizmit, ka raste kur kolegët të marrin në qafë, teksa të hyjnë në parcelën e parave.

Kolegë niseni me kacidhet e fiqve, dy dasmat me qindarka luksi pensionesh të vakëta, nëpër kalatë e Gjirokastrës dhe Prezës. Hidhuni ca më tej te biznesi i shëndetshëm i bashkëshortes Xoxa, me zyrat në kullën në bllok, që pas disa vitesh ndërtimi u shtua me pesë kate. Vëllai, për të cilin hetimet mund ta ndajnë e bashkojnë me bashkiakun.

Se mos dalin rrugës lobingje, fluturime andej e gjithandej, ndonjë aksion të vogël gjëkundi, ku çudirat mund të gjezdisin edhe nëpër ofshore. Charles bën vaki ka lëshuar ndonjë llaf pa vend.

Se mos del ndonjë pemë e mbjellë jashtë vendit, pranë ndonjë investimi me rrënjë dyshuese. Janë së paku gjashtë dosje të mëdha, si Inceneratorët, 5 D, Eco Tirana, Tirana DC, Ujësjellësi, shembja e Teatrit Kombëtar, me degë mafioze, e qindra milionë euro, të cilat prodhojnë mijëra arsye e indicie hetimore për bashkiakun e Tiranës. Kolegët nuk po tregohen aq të sjellshëm e të disiplinuar, apo janë një amnisti duke sajuar. Duhet pritur për takimin e radhës mes kolegëve.

E mos shko te kolegët një orë përpara. Shfrytëzoje kohën për ndonjë provë, e jo gatime dasmash të pahijshme e të paligjshme…

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …