Noka: Dumani e di që Rama do ta hedhë pasi e përdori prandaj kërkon…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur në lidhje me përballjen e sotme në Komisionin e Ligjeve me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Noka u shpreh se, Altin Dumani sot kërkoi zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, sepse e ka kuptuar se Edi Rama do ta hedhë, pasi e ka keqpërdorur gjatë punës së tij.

“Ajo që sot pamë, është që nuk është rastësi që zgjidhen persona të tillë që ushtrojnë inkuizicion ndaj opozitës.

Ndaj dhe i bëra një pyetje kreut të Skapit, Dumani; mos vallë i keni duart e lidhura, apo jeni peng.

Sepse të arrestosh drejtuesin e opozitës, në shkelje flagrante të kushtetutës dhe kodit të procedurës penale. Ta mbash të burgosur, pa akuzë, të hetosh të gjithë zinxhirin drejtues të opozitës.

Fatmir Mediu edhe pse është parashkruar me ligj e kushtetutë, çështja për të cilën ai po gjykohet, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, po ashtu.

Të firmosësh vendime, apo urdhra në kundërshtim me ligjin apo kushtetutën do të thotë ose je peng, ose je shërbëtor politik me mision për ti shërbyer regjimit politikisht.

Ky këtu vetëm ligjërisht nuk ka gjë të bazuar.

Fakti që Dumani mekej sot për ti kthyer përgjigje, pyetjeve të tilla. Fakti se është zgjedhur Irena Gjoka, me problematikë të madhe ligjore, sepse është e vetmja femër që është me tre mbiemra. Fakti që ka një dënim në Greqi për falsifikim dhe e mashtruar.

Dihet botërisht edhe një gjë tjetër për Irena Gjokën. Dihet botërisht se bashkëshorti sotëm i saj, ka qenë sekseri i saj në Fier. Për të mos shkuar paratë dëm, është martuar me të.

Sikundër për Millonajn, dihet një gjë e ngjashme në Elbasan; është ushtare e krimit të organizuar.

Peng njërin dhe peng tjetri. Unë ja thashë që Rama e ka stil këtë. Rama ka mbajtur peng edhe politikanë. I miklon, i kap peng, i keq përdor dhe në fund i hedh. E këtë metodë të Ramës, e di dhe Dumani, ishte i merakosur për mandatin.

Sepse thotë që po na vjen koha që do na hidhni”, tha Flamur Noka në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart për mafien e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar ftesën e Edi Ramës për Fredi Belerin që …