OKB njohu gjenocidin serb në Srebrenicë/ Berisha: Edi Rama votoi kundër në Parlament!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshëndetur miratimin në OKB të rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë. Gjatë fjalës në tubimin qytetar, Berisha theksoi se, Rama votoi kundër dënimit të këtij gjenocidi në parlamentin shqiptar’, kur këtë rezolutë e propozoi dy vite më parë, Partia Demokratike.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, ju përshëndes përzemërsisht për qëndresën tuaj.

Përshëndes nga zemra oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, për të vërteta që u përcjellin shqiptarëve.

Të dashur miq, sot për popujt e Ballkanit por dhe mbarë njerëzimin, është një ditë e shënuar.

OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje.

Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.

Miqtë e mi, jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.

Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq.

Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre.

Mos harroni kurrë atë ditë!

Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.

Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar.

Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Yuri i zë pritë me tas supe Marco Rubios në restorantin e DASH, media e Ramës: Mori mbështetje

Marco Rubio ka shkuar të drekojë në restorantin e Depatametit të Shtetit, ndërkohë që aty …