Cilin nga dy Dumanët e rilindjes duhet të besoj/më???

Nga Adriana KALAJA

Tek ndiqja dje “interpelancën” e Dumanit “të parë”, ndryshe “Të Parit” të SPAK, para atyre që në shumicë janë subjekte me dosje të hapura në SPAK, tek në vështirësi e me fytin “e tharë” deklaronte se si ishte në dijeni të pastrimit të parave të produktit të veprave penale, nga banka të nivelit të dytë apo kompani private, pyetja që vetvetiu më erdhi në mëndje ishte se:

– Si ka mundësi që Drejtuesi i një prej strukturave të drejtësisë më të rëndësishme në vend, nuk nis kryesisht një hetim penal?

Pastaj, në mënyrë legjitime i ktheva vetes përgjigje:

– Ai që prishi dosjen 184?

– Ai që kallëzimin tim penal për Portin e Durrësit e bëri me mosfillim?

– Ai që kallëzimin tim për çështjen Bechetti, sërish e bëri me mosfillim?

– Ai që vijon shkel ligjin lidhur me shortin manual?

– Ai që nuk guxon t’i kërkojë llogari Edvinit të SPAK se pse dosja e Teatrit Kombëtar rri fjetur mbi 4.5 vite?

Ka shumë pyetje që më lindën natyrshëm për këtë Dumanin ” e parë”, por po e lë me kaq për sot se do i kthehem të dy çështjeve në ditët në vijim.

Si atë të Portit të Durrësit ashtu dhe atë të Bechettit.

Ndërkohë që të gjithë jemi njohur me “interpelancën” e Dumanit “të dytë” para kolegëve të tij spakistë, tek tregonte sesi kishin vepruar për gjithë këtë peridhë, nën bekimin e pushtetit.

Përveç faktit se të dy, “afërmendsh” i shërbejnë pushtetit të Ramës, “i pari”duke burgosur opozitën e “i dyti” duke vjedhur zgjedhjet ky Dumani “i dytë”, duket më i besueshëm dhe më i sinqertë.

Dukshëm, ai paguhet për të bërë atë që bën dhe jo si ky “i pari” që paguhet nga taksat tona për të ndëshkuar Dumanin “e dytë” e bashkë me të, edhe pushtetin që e gjeneron si model suksesi.

Dhe tek krahasoja dy Dumanët, m’u kujtua deklarata e bërë nga unë në protestën e dytë se SPAK e ka prerë fletën e arrestit.

Kjo është sa e vërtetë por edhe lajm i bukur (gazetarët ta verifikojnë), aq edhe i hidhur njëkohësisht, se vërteton akuzat në vijimësi të miat dhe gjithë oppzitarëve, atë të drejtësisë “me regji.

Dhe për këtë, po ju jap dy foto të cilat jo vetëm lidhen shumë me njëra tjetrën (për të cilat do keni një status shumë shpejt), por vërtetojnë Drejtësinë me “regji” të Ramës me Dumanin “e parë”, ndryshe “afërmendsh”.

Kështu, me “ndihmën” dhe ndërhyrjen e Don Agaçit, miku i Ina Ramës, anëtare me veton e Edvinit të Kristaqit në KPA, emërohet në SPAK.

Me “ndihmën” e shortit manual të Dumanit “të parë”, shorti i “bie” mikut të Ina Ramës sapo të emëruar në SPAK.

Nderi lahet me nder- thotë il popolo albanese.

Duhen marë masat që Veliaj të shkojë te 313 jo kur e meriton (duhet të shkonte që vite më parë), por kur i duhet Edvinit të Kristaqit – është porosia e mafies.

Përveç kësaj, publiku pa si emisionin e Rai 3 ashtu edhe është vënë në dijeni të provave të dosjes Metamorfoza.

1, 2 apo imfinit.

Sipas gojëve të liga, thuhet se nga zbardhja e përgjimeve të bisedave në SKY ECC, ka “perla” që Dumani “i parë”, afërmëndsh, po mundohet t’i fshehë ose t’i fusë te arkiva si biseda “të parëndësishmë” ose “të pavlefshme”.

Në këto kushte, për t’i qetësuar “thashethemexhinjtë” e kafeneve e për të mos “vdekur” injorantë , nëse do isha deputete, që mesa shoh nuk ka gjada të ndodhë kurrë , do t’i drejtoja Dumanit të “parë”, disa pyetje:

  1. A kanë zbuluar nga zbardhja e këtyre përgjimeve se në KPK e sidomos në KPA “kalon” vetëm pasi ndërhyn Don Agaçi?
  2. A ka rezultuar në këto përgjime se janë urdhëruar nga burgu anëtarë të KPK dhe të KPA për shkarkimin e X apo Y magjistrati?
  3. A janë paguar udhëtime në Dubai, të anëtarëve të KPA, nga të arrestuar të dosjes “Metamorfoza”?
  4. Kush është “Tigri i Drejtësisë”, ish anëtar i KLGJ?
  5. A rezulton nga zbardhja e përgjimeve se “Tigri i Drejtësisë” në bashkëpunim me një anëtare të KPK, zgjasin datën e daljes në Veting të magjistratëve kundrejt pagesave të majme?

Ka shumë pyetje që mund të bëhen me këtë rast, por po e lë me kaq.

Uroj që këtë rast, Dumani “i parë” të tregohet i sinqertë.

Në të kundërt, të përgjigjet Dumani “i dytë”.

E thashë më lart.

Ka treguar më sinqeritet në “interpelancë”

PS: Po sa largpamës paske qenë o Doktor Berisha për Ina Ramën, e nuk të besuam?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …