CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Pse Dumani kyçi gojën për dosjet 184 dhe 339

Kreu i SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve u shpreh se s’d asgjë në lidhje me dosjet kriminale 339 dhe 184, ndonëse faktohet me zë se si mazhoranca socialiste e udhëhequr nga Edi Rama, deformoi vullnetin e popullit në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri në postimin e tij në Facebook i thekson se, pa ndëshkuar krimin elektoral, nuk ka as stabilitet as zhvillim dhe as integrim’ për Shqipërinë.

Reagimi

Dumani kyçi gojën për dosjet 184 dhe 339 që janë në themel të Shqipërisë së inkriminuar që ai ekspozoi!

Në seancën që zgjati rreth 5 orë në Komisionin e Ligjeve  kreu i SPAK Altin Dumani amnistoi krimet elektorale të ndërkombëtarizuara të dosjeve 184 dhe 339.

Ndonëse është vetë nga Dibra dhe dosja 184  i përket zgjedhjeve elektorale të pjesshme  në Dibër, Altin Dumani i pyetur për fatin e këtyre dosjeve tha se nuk di asgjë.

Kjo është një marrëzi e paprecedentë, pasi panorama e kriminalizimit të shoqërisë që ekspozoi pjesërisht në atë sallë Altin Dumani rrënjët i ka tek krimet elektorale të dosjeve 184 dhe 339.

Ndoshta Dumani nuk e din që në dosjen e fundit Metamorfoza, ai deputeti i Ramës që kishte krijuar grup të strukturuar kriminal është personazh kyç dhe në dosjen 184.

Damiani që sot e kishte përballë në mbledhje është autori i tërmetit elektoral dhe në atë dosje del dhe “Babloku” Edi Rama që takohet me eksponentët e krimit, teksa del dhe Tahiri me Manjën që kriminalizojnë Drejtorin e Policisë së Dibrës, që Manja i premton për ma nalt.

Pa ndëshkuar krimin elektoral nuk ka as stabilitet as zhvillim dhe as integrim.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …