Bardhi pas daljes nga SPAK: Janë rihapur hetimet për dosjen “Xibraka”, po punohet për…

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK tha se, ka nisur hetimi sërish për dosjen “Xibraka” dhe po punohet për identifikimin e personave që në dosjen e mëparshme thuhej se ishin të paidentifikuar.

“Siç jeni në dijeni në datën 29 Mars, pas një denoncimi publik që kam bërë nga selia e PD, gjithçka kam denoncuar publikisht mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të Kryministrit, Olsi Rama në aferën e “Xibrakës” e kam dorëzuar zyrtarisht pranë Prokurorisë së Posaçme. Jam informuar qoftë më shkrim nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, por edhe sot nga hetuesit e BKH që pas informacionit të dorëzuar nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur. Pra dosja që ishte pezulluar nga dy prokurorët e mëparshëm, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …