Berisha-emigrantëve: Rama vjen te ju si autokrati i një vendi me liderin e opozitës të arrestuar pa fakte, pa prova dhe pa akuzë

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha i’u drejtua emigrantëve duke ju thënë se, Edi Rama vjen si autokrat në takimet me ta. Berisha tha se, Edi Rama vjen te ju si autokrati i një vendi me liderin e opozitës të arrestuar pa fakte, pa prova dhe pa akuzë.

“E patë vetë në takimin në Greqi. Me zë dhe figurë. Se si mburreshin narkokryetarët dhe drejtorët e Edi Ramës.

Se kemi sjellë 2000 veta, 3000 veta, 6000 veta nga Shqipëria. Kemi zbrazur gjithë Fierin. Turp. Turp i zi. Të vij Edi Rama te ju për vizitë, është njëlloj si Enver Hoxha të ngrihej nga varri dhe të vizitonte kampet e internimit dhe burgjet e diktaturës.

Ky është një apel për çdo emigrant shqiptar. Refuzojeni Edi Ramën. Refuzojeni për demokracinë e Shqipërisë.

Edi Rama vjen te ju si shkatërruesi i pluralizmit, që është fëmija jonë i përbashkët. Trashëgimia më e çmuar që brezi ynë i la kombit.

Edi Rama vjen te ju si shtrigu që shndërroi votën në krim dhe krimin në votë në këtë vend.

Edi Rama vjen te ju, si autokrati i një vendi me liderin e opozitës të arrestuar pa fakte, pa prova dhe pa akuzë. Vetëm e vetëm se ka tmerr rikthimin e opozitës në pushtet.

Ky është një apel për çdo emigrant shqiptar. Refuzojeni Edi Ramën. Refuzojeni për hir të kombit shqiptar!

Sepse Edi Rama vjen te ju si kreu i narkoshtetit.

Edi Rama vjen te ju, si kreu i drejtësisë që lëshon në mëngjes 50 urdhër-arreste. Ne drekë arreston vetëm 5 prej tyre dhe 45 të tjerëve u thotë mbathjani për turizëm për disa muaj në dhera të tjera që të mos u hyjë ferra në këmbë.

Edi Rama vjen te ju, si koka e grabitjes më të madhe në historinë e Shqipërisë. Me inceneratorë. Me drejtorë që vjedhin me modelin 100%.

Edi Rama vjen te ju si përçmuesi më i madh i shqiptarëve, qoftë ata të Shqipërisë apo Kosovës.

Edi Rama vjen te ju, si armiku më i egër i qenies shqiptare në dekadat e fundit.

Në këto kushte, ju nuk mund ta lini kurrë këtë tur turpi ta zhvillojë Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …