Berisha, një thirrje me zemër për çdo emigrant shqiptar: Refuzoni Edi Ramën për dinjitetin tuaj së pari!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve që të refuzojnë Edi Ramën. Berisha tha, refuzoni Edi Ramën për dinjitetin tuaj së pari.

“2 milionë euro për mashtrim miq nga Edi Rama me fanatikët e tij dhjamur.

Po për çfarë po vjen te ju?

A mos po vjen të anunçojë votën e diasporës? Jo, jo, ai ka frikë të tmerrshme nga vota juaj.

Votën tuaj do e garantojë vetëm PD, vetëm opozita shqiptare.

Mos po a po vjen Edi Rama te ju që minimalisht t’ju kërkojë falje, se ju shkërmoqi ëndrrën tuaj shqiptare, u detyroi të hipni në gomone dhe të merrni rrugët e dheut? Jo përkundrazi. Në vend të fjalës ndjesë, ai po vjen me fjalën krenari!

Krenar se u përzura nga Shqipëria. O turp, nuk mund të kesh emër tjetër përveçse Edi Rama.

Po pse vjen Edi Rama?

Cila është pra arsyeja e këtyre ekskursioneve 2-milionëshe të Edi Ramës me patronazhistët grabitqarë?

Arsyeja është se kërkon të përvetësojë arritjet tuaja të jashtëzakonshme. Ai po vjen që të marrë meritat e punës që keni bërë me shpatullat, me shpirtin, me gjenin tuaj. Keni ngadhënjyer kudo që keni shkuar.

Mbi kurrizin tuaj, ai kërkon të ringjallë imazhin e tij të kalbur. Sepse shqiptarët në Shqipëri e kanë braktisur. Dhe tani kërkon të thotë se të paktën më do emigracioni dhe diaspora!

Por Edi Rama e ke të kotë!

Sikur gjithë flamujt kuq e zi në botë të marrësh me vete, nuk e mbulon dot antishqiptarizmin tënd. Nuk mbulon dot me asgjë pashpirtësinë e tij, armiqësinë e tij ndaj Shqipërisë, Kosovës, kombit shqiptar.

Emigrante dhe emigrantë, shqiptare dhe shqiptarë në diasporë, ju për kombin jeni heronjtë e tij. Çdo komb në botë mund të ekzistojë pa diasporën e tyre, por kombi shqiptar dhe Shqipëria nuk ekziston dot pa emigracionin dhe diasporën e saj.

Ndaj dhe thirrja e shqiptarëve sot në të katër anët e Shqipërisë, në të katër anët e dheut, mos e lejoni këtë hipokrizi 2 milionëshe euro të Edi Ramës, arkitektit famëzi të shpopullimit të Shqipërisë.

Mos lejoni të përdoreni si spot publicitar për regjimin e kalbur të narkoshtetit të Edi Ramës.

Dhe ç’është e vërteta, nuk po e lejoni. Sepse takimi në Greqi vërtetoi se Rama u braktis masivisht nga ju.

Por nuk mjafton ta braktisni. E vërteta duhet të dalë në shesh. Edi Rama duhet refuzuar!

Ky është një apel, një thirrje zemre për çdo emigrant shqiptar. Refuzoni Edi Ramën! Refuzojeni për dinjitetin tuaj së pari. Ai nuk vjen të takohet me ju! Ai nuk po vjen për ju!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …